Jo më rrudha, ky është sekreti për ngritjen natyrale të fytyrës

Life style

Jo më rrudha, ky është sekreti për ngritjen natyrale të fytyrës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Humbja e kolagjenit dhe yndyrës nga fytyra në kombinim me shprehjet që marrim gjatë ditës, çdo ditë, gradualisht e dobësojnë lëkurën tonë në betejën e saj kundër gravitetit.

Rezultati është, ndërsa rritemi, lëkura relaksohet, kontura e fortë e fytyrës humbet dhe shfaqen rrudhat e para.Por ka një grup ushtrimesh që premtojnë një efekt lifting natyral, pa kosto, pa efekte anësore, madje pa pasur nevojë të shpenzojmë kohë: Mund t’i bëjmë duke parë televizor ose duke pritur që ushqimi të bëhet në shtëpi.

Mjeti kryesor i tyre është një lugë, të cilën mund ta mbajmë në gojë vetëm për 10 sekonda, duke bërë dhjetë përsëritje në ditë.

E mbajmë lugën me buzë dhe e ngremë lugën lart. Kur e bëjmë këtë, buzëqeshim me lugën lart për rreth 10 sekonda. Uleni lugën, relaksohuni për disa sekonda dhe përsërisni procesin për të paktën 10 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat