Terapistët e çifteve listojnë shenjat që tregojnë se lidhja juaj nuk është e shëndetshme

Life style

Terapistët e çifteve listojnë shenjat që tregojnë se lidhja juaj nuk është e shëndetshme

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

1. "Çdo formë e poshtërimit është shenjë e keqe që s'duhet injoruar. Nëse partneri përpiqet t'ju ulë, sikur edhe në situatën më qesharake merreni seriozisht."

2. "Përbuzja. Kur ndjeni se partneri po ju përbuz, duhet ta kuptoni që ka marrë fund."

3.  "Refuzimi ose paaftësia për të bërë kompromis është shenjë e keqe. Kompromisi luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e një lidhjeje, prandaj tregohuni të kujdesshëm."

4. "Mënyra sesi ata debatojnë tregon shumë. Nëse ndezin tension, shpërthejnë në çdo rast dhe pastaj vijnë dhe ju marrin me të mira duhet të tregoheni të vëmendshëm. Kjo sjellje është një cikël vicioz që ju shkakton rëndesë të madhe emocionale."

5. "Kontrrolli i tepërt. Përshembull, nëse njëri nga partnerët ju ndërpret apo ju korrigjon në fjalinë e parë që thoni."

6. "Mos u përpiqni të rregulloni asgjë nëse keni një partner abuziv në çdo lloj forme. Nuk do të funksionojë. Thjesht do të lodhni veten dhe shpenzoni kohën tuaj. Jepini fund."

7. "Nëse ai/ajo të gjitha problemet t'i atribuon ty dhe personalitetit tënd. Për gjithçka ndodh në atë raport e ke fajin ti."

8. "Nëse ziheni për gjëra të vogla, do të keni probleme edhe me ato të mëdhatë. Përshembull nëse s'bini kurrë dakord se ku do ta hani darkën, ka shumë shanse të debatoni për blerjen e një shtëpie, marrjen e një kredie apo për mënyrën sesi do t'i rrisni fëmijët. Lidhjet janë bashkëpunim. Nëse s'e mbështesni njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, thjesht do të zhgënjeheni dhe lëndoheni."

9. "Nëse ai rrotullon sytë sa herë që ti flet apo jep mendimin tënd. Tregon mungesë respekti për mendimet dhe emocionet e tua. Shenjë e rëndësishme që tregon se marrëdhënia s'do të jetë e gjatë."

10. "Ai që refuzon të marrë një vendim nëse do të jetë në atë marrëdhënie apo jo. Këta që s'kanë kurrë asnjë përgjigje shmangini sa më herët të jetë e mundur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat