Këto tre gjëra nuk duhet t’i mbani kurrë nën lavaman

Life style

Këto tre gjëra nuk duhet t’i mbani kurrë nën lavaman

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një vend i mirë për të filluar pastrimin e shtëpisë ëshët dollapi nën lavaman,

Është i vogël, prandaj edhe njerëzit e mbajnë atë si një hapësirë të mbushur me gjëra.

Ekspertja për mirëmbajtje të shtëpive, Jane Underëood, ka theksuar se shumica e njerëzve vendosin nën lavaman lecka të panevojshme, që zakonisht i përdorin për pastrim.

Ajo thekson se duhet bërë shumë kujdes me gjërat që vendosni nën lavaman dhe ato janë si më poshtë.

Kimikatet e rrezikshme

Pastruesit e fortë si zbardhuesi duhet të jenë në një vend më të sigurtë, ose në bodrum, larg vendit ku fëmijët kanë mundësi t’i prekin ato.

Produktet e ndezshme

Holluesit, lustruesit, bojërat dhe llaqet dhe disa agjentë pastrimi mund të ndizen spontanisht në kushte të caktuara, dhe kjo zakonisht ndodh me copa të lyera me vaj pasi i përdorim, p.sh. për aplikimin e llakut në mobilje.

Peshqirët dhe qeset e letrës

Këto sende nuk futen nën lavaman, sepse uji mund t’i shkatërrojë ato, prandaj është më mirë që t’i ruani në ndonjë dollap kuzhine ose në një vend të ngjajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat