Çfarë duhet dhe s’duhet t’i thoni shoqes që sapo ka abortuar

Life style

Çfarë duhet dhe s’duhet t’i thoni shoqes që sapo ka abortuar

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Nuk është e thjeshtë të gjesh fjalët e duhura kur mikesha jote të tregon se ka abortuar apo ka ndërmend të abortojë

Nëse e gjeni veten të dyzuar dhe pa fjalë, keni të drejtë dhe nëse s’dini ç’të thoni bëni më mirë të heshtni.

Sigurisht që nuk është qëllimi juaj ta lëndoni apo të thoni diçka pa vend, por tema të tilla kaq delikate kërkojnë kujdes të veçantë. Çfarë nuk duhet të thoni në të tilla raste?

1. “Si ndihet partneri yt në lidhje me këtë?”

Ndoshta pyetja juaj është naive, por kjo mund t’i bëjë të ndihen se ky vendim nuk është në dorën e tyre, apo sikur s’janë mjaftueshëm të besueshëm për të marrë vendimin e duhur për veten. Çdo grua shtatzënë duhet të ketë të drejtën e plotë për të kontrrolluar situatën e saj, pavarësisht asaj që mendon partneri, shkruan Huffington Post.

Ç’mund t’i thoni: “Ke marrë mbështetjen që të duhet? Ç’mund të bëj për ty?”

2. “Pse? A i ke menduar mirë të gjitha mundësitë?”

Askush s’ka pse të ketë gati një justifikim për vendimin e marrë. Tregohuni mbështetës dhe empatikë, duke u përpjekur të mos i bëni të ndihen nën presion se çfarë kanë bërë. Kur i pyesni në lidhje me “mundësitë e tjera” i bëni të mendojnë se nuk kanë bërë gjënë e duhur apo se nuk janë në gjendje të vendosin se çfarë është më e mira për to.

Ç’mund t’i thoni: “Më thuaj çfarë të duash ti. Thjesht dua të dish që do të të mbështes në ç’do vendim që të marrësh.”

3. “Unë për vete s’do të abortoja kurrë”

Këto janë çështje shumë delikate dhe mendime të tilla s’duhet të jepen kurrsesi me zë të lartë. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe një situatë nuk ngjan me tjetrën. Nuk është momenti për t’i thënë se çfarë do të kishe bërë ti ose jo. Thjesht do ta bëni të ndihet në faj, pa qenë e nevojshme.

Ç’mund t’i thoni: “Nëse të duhet ndihmë me diçka gjatë apo pas abortit më thuaj.”

4. “Duhet të jetë shumë e vështirë” ose “S’është ndonjë gjë e madhe. Di plot njerëz që e kanë bërë dhe janë mirë”

S’është kurrë mirë të bëni supozime për eksperiencën dhe përjetimin e dikujt tjetër. Në vend të kësaj, jepini mikeshës suaj mundësinë e të shprehurit të asaj që ndjejnë vërtetë.

Ç’mund t’i thoni: “Si po ndihesh tani?”

5. “Ishe duke përdoru pilulat e emergjencës?”

Askush nuk mbetet shtatzënë se do të abortojë. Asnjëra prej nesh nuk e di ku mund ta shpjerë jeta dhe pse në një moment mund të të duhet të marrësh një vendim si ky, citon Anabel.

Ç’mund t’i thoni: “Jam shumë e lumtur që more një vendim që të bën të ndihesh mirë dhe gjithashtu faleminderit që e ndave me mua.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat