Si të lani siç duhet pulovrat dhe të zgjasni jetëgjatësinë e tyre?

Life style

Si të lani siç duhet pulovrat dhe të zgjasni jetëgjatësinë e tyre?

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një triko që nuk lahet në një temperaturë të përshtatshme mund të humbasë formën dhe butësinë e saj origjinale

Nëse lani rroba prej leshi dhe nuk keni blerë një detergjent special, përdorni shampo bebesh.

Me një shampo të tillë nuk do të rrudhen shumë, madje edhe nëse nuk i lani mirë, do të kenë erë të këndshme dhe të butë,

Ndër rregullat më të rëndësishme është larja e gjërave të leshta në ujë të ftohtë. Uji i ftohtë jo vetëm që do të ndihmojë në ruajtjen e ngjyrës por do të ruajë edhe formën, gjë që nuk do të ndodhte nëse do ta lanit pulovrin në ujë të nxehtë, nën të cilin ky material zbutet dhe shtrihet shumë.

Veshjet nga leshi i Kashmirit

Copat nga leshi i Kashmirit, të cilat zakonisht janë të shtrenjta, duhet të mirëmbahen me kujdes në mënyrë që të ruajnë një butësi të ajrosur.

Leshi i Kashmirit nuk ka nevojë të dërgohet për pastrim kimik. Lajini këto pulovra në një program leshi në temperaturën më të ulët ose me dorë në një tretësirë të butë në ujë të vakët.

Si thahen pulovrat?

Është e dëshirueshme që të thahen pulovrat të shtrira në një sipërfaqe të sheshtë. Për shembull, përhapni pulovrin mbi një leckë ose peshqir të pastër dhe të thatë.

Peshqiri do të thithë lagështinë dhe sipërfaqja e butë nuk do ta dëmtojë pëlhurën siç ndodh nëse i shtrijmë në një litar rrobash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat