A e dini arsyen e vërtetë se përse shfaqen rrudhat?

Life style

A e dini arsyen e vërtetë se përse shfaqen rrudhat?

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Lëvizjet e përsëritshme të muskujve, pirja e duhanit dhe ekspozimi i tepërt në diell janë ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave.

Por, edhe nëse përdorni krem kundër diellit dhe nuk pini duhan, juve prapëseprapë do t’ju shfaqen rrudhat me moshën.

Rrudhat nuk janë ndonjë problem serioz shëndetësor, por dëshira për t’i larguar ato mund t’ju kushtojë shumë.

Rrudhat ndodhin në shtresën e mesme të lëkurës, e cila është e përbërë nga elastina dhe fibrat e kolagjenit. Përderisa vitet kalojnë, këto fibra zgjerohen dhe lëkura jonë nuk mund ta përballojë lagështinë, gjë e cila pastaj shpie në rrudha.

Si t’i parandaloni dhe trajtoni rrudhat?

Ka shumë mënyra se si mund t’i parandaloni dhe trajtoni rrudhat, duke përfshirë vendosjen e kremit kundër diellit, përdorimin e vitaminës C dhe retinolit, kremave hidratues, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat