Jeni e turpshme? Si ta bëni pak më pikante jetën tuaj seksuale

Life style

Jeni e turpshme? Si ta bëni pak më pikante jetën tuaj seksuale

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Ka disa njerëz që janë të turpshëm dhe në marrëdhëniet seksuale, por ka disa mënyra se si mund ta bëni më interesante raportin tuaj intim.

Bëni një dush bashkë para gjumit ose para se të dilni për në punë.

Një ditë pushimi nga puna për të dy: justifikim për të qëndruar bashkë.

Këmbeni mesazhe flirtuese në mes të një mbledhjeje pune.

Rregull i ri: thuajeni komplimentin që po mendoni për njëri-tjetrin.

Një ëmbëlsirë, por me dy lugë për ju të dy.

Takim në rrugë, pasi keni disa kohë që nuk jeni parë.

Uluni në radhën e fundit të poltronave të kinemasë.

Të fjeturit nudo gjatë të dielave paradite.

Lërini të thahen në banjë, gjoja si rastësisht, veshjet tuaja intime më seksi.

Gjithmonë thuajini njëri-tjetrit “Natën e mirë”.

Nëse ende s’e keni kuptuar atë në shtrat, bëjini pyetjet më poshtë:

“Cila është pjesa që pëlqen më shumë nga trupi yt? Po nga i imi?”

“Cila ka qenë aktorja jote e preferuar me të cilën ëndërroje seksualisht?”

“Çfarë ke dashur gjithmonë të provosh në krevat, por je frenuar ta kërkosh?”

“A të kujtohet ëndrra jote më pikante? Si ishte ajo?”

“Si ishte hera jote e parë?”

“Lidhjen e kujt admiron më shumë?”

“Kur të shkoi në mendje për herë të parë që dëshiroje të shkoje me mua në shtrat?”

“Nuk e kam problem të arrij orgazmën. Do të ta tregoj si t’ia dalësh?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat