8 këshilla të vyera për lumturinë në çift

Life style

8 këshilla të vyera për lumturinë në çift

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Në fillimet e dashurisë është shumë e lehtë të hidhni pas krahëve shumë gjëra, që në fakt mund të jenë problematika të mundshme. Por mjafton që të kalojë pasioni i fillimit të lidhjes dhe ja ku dalin në pah të gjitha: nga xhelozia te ndjesia që ai e merr çdo gjë në lidhje si të mirëqenë. Nëse është normale që të ketë fërkime në çift, është po aq thelbësore që të gjeni mënyrën e duhur për t’i përballuar ato. Sepse çdo gjë mund të rregullohet, edhe pse asnjëherë si në ditët e sotme, ruajtja e stabilitetit nuk ka qenë kaq e vështirë në një lidhje. Për t’ia dalë mbanë është e rëndësishme të mësoni të joshni në mënyrën e duhur dhe të vazhdoni ta bëni përgjatë kohës. Ndaj, jemi përzgjedhur disa hapa që të ruani të fortë lidhjen tuaj.

EVITONI KRITIKAT | Kushti i parë për një marrëdhënie të mirë me partnerin është respekti reciprok; nuk do të thotë të jeni të edukuar dhe të sjellshëm çdo ditë, por kur grindeni duhet të evitoni fjalët e thëna pa menduar mirë. Një fjalë shumë e fortë ose një kritikë e rëndë mund të ketë efekte të dëmshme edhe shumë kohë më pas.

JINI MË TOLERANTË | Një dozë e mirë tolerance është thelbësore për një marrëdhënie afatgjatë. U ndodh të gjithëve të gabojnë ose të sillen në mënyrë jo korrekte. E rëndësishme është të mësoni të kontrolloni reagimet tuaja përballë këtyre sjelljeve dhe të jeni më të mirëkuptueshëm.

FLISNI DHE DËGJONI | Nëse dëshironi që lidhja juaj të rritet e zhvillohet, është e domosdoshme t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit. Tregojini se kur ai flet jeni duke e dëgjuar, ndërprisni çfarë jeni duke bërë, sepse nëse partneri ka ndjesinë se nuk po e dëgjoni do të mbyllet në vetvete e nuk do të hapet më me ju. Mos e ndërprisni kur ai ju flet, por herë pas here bëjini ndonjë pyetje për të kuptuar më shumë.

A E NJIHNI NJËRI-TJETRIN? | A e njihni çdo gjë të partnerit, filmin ose librin e tij të preferuar? Duket si një gjë banale, por sipas ekspertëve të dini disa detaje të vogla të partnerit, është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë.

MBANI NËN KONTROLL XHELOZINË | Xhelozia e tepërt në një marrëdhënie e hedh në erë atë, ndaj duhet të pyesni veten se cila është baza e frikës suaj, çfarë ju bën të ndiheni xhelozë. Siç ndodh shpesh, xhelozia është një mënyrë për të kontrolluar partnerin dhe për ta mbajtur fort pas vetes, por duhet të ndryshoni, duke mësuar të mposhtni obsesivitetin.

JINI NË FORMË TË MIRË FIZIKE | Sa më në formë fizike të jeni, aq më të kënaqur jeni nga vetja dhe aq më e bukur do të jetë dhe jeta seksuale. Shumë studime konfirmojnë se sa më shumë aktivitet të rregullt fizik të bëni, aq më shumë do të përmirësohet lidhja juaj e dashurisë.

KULTIVONI MISTERIN | Të mbani për vete pak mister, është shumë e rëndësishme në një lidhje, edhe sepse nëse mendoni se dini çdo gjë për partnerin, rrezikoni që të mërziteni prej tij. Keni nevojë për ndryshim, risi dhe mister që të ruani gjallë shkëndijën e joshjes. Duhet të mësoni që sa herë të joshni, ta bëni sikur të jetë një gjë e re, dhe thyeni sa më shumë rutinën.

MOS FLISNI GJITHMONË | Nuk është e rëndësishme të ndani çdo gjë me partnerin, por ndonjëherë është më mirë të ruani ekuilibrin e marrëdhënies. Me pak fjalë, nuk është e nevojshme t’i thoni çdo gjë, t’i shpjegoni dhe hapeni për çdo detaj. Duhet të kuptoni se disa sekrete të vogla bëjnë pjesë e jetës në çift dhe janë të paevitueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat