Kush është simboli i muajit të dashurisë?

Life style

Kush është simboli i muajit të dashurisë?

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:47

Trëndafili ka magjepsur pothuajse çdo kulturë për shekuj me radhë. Edhe pse trëndafilat e kuq zakonisht simbolizojnë dashurinë dhe romancën, trëndafilat kanë shumë më tepër sesa duket me sy. Në fakt, çdo ngjyrë trëndafili ka një kuptim të ndryshëm, dhe këto kuptime mund të përdoren për të zbuluar shtresa të ndryshme të simbolizmit të trëndafilit. Pavarësisht nëse po përpiqeni të shprehni dashuri, gëzim, miqësi apo trishtim, një trëndafil do të jetë në gjendje të përcjellë ndjenjën e përsosur.

Pra, çfarë simbolizojnë ngjyrat e ndryshme të trëndafilave? Nëse e keni gjetur veten duke pyetur se çfarë simbolizon trëndafili, mësoni kuptimet e tij, para se të zgjidhni buqetën tuaj perfekte.

Trëndafila të kuq, janë përdorur në të gjitha kulturat për të përfaqësuar dashurinë dhe romancën. Kuptimi i tij parësor kuptohet botërisht si dashuri dhe pasion. Një trëndafil i kuq i thellë do të thotë se jeni gati për një angazhim serioz, duke nënkuptuar dedikimin. Trëndafila rozë simbolizon, mirënjohja dhe admirimi, ndaj ata janë zgjedhja perfekte për njerëzit që vlerësoni më shumë, si miqtë, vëllezërit e motrat ose mësuesit tuaj. Ky trëndafil përfaqëson gjithashtu feminilitetin dhe elegancën, gjë që i bën ata të përsosur për festa të tilla si fejesa, festime dhe baby shower për një vajzë.

Trëndafili ngjyrë pjeshkë nënkupton mirënjohjen, sinqeritetin dhe vërtetësinë e ndjenjave tuaja. Pra, nëse jeni duke kërkuar me një dhuratë falënderimi, atëherë mos kërkoni më tej!

Trëndafilat e verdhë sjellin bashkë me ngjyrën e tyre ngrohtësi dhe lumturi, ndaj nëse doni të bëni dikë të lumtur, mos hezitoni. Ata njihen zakonisht edhe si një lule miqësie.
Gjatë epokës viktoriane trëndafili i verdhë simbolizonte xhelozinë, megjithatë kuptimi i trëndafilit është zhdukur prej kohësh, pasi është një simbol universal për gëzim të pastër dhe të bollshëm.

Kuptimi i trëndafilit të bardhë është pastërtia dhe hiri. Kjo është arsyeja pse ato janë lule kaq të njohura për dasmën, simbolizojnë dashurinë e të rinjve dhe besnikërinë e përjetshme. Trëndafilat portokalli janë entuziazmi dhe energjia, pra ato janë lulja e përsosur për t’u dërguar për promovime dhe punë të reja, ndërsa trëndafilat vjollcë simbolizojnë magjinë dhe dashurinë me shikim të parë. Për shkak se këto trëndafila janë të vështira për t’u gjetur, ato kanë qenë të destinuara vetëm për mbretër.

Trëndafilat blu shfaqin mister. Fakti që ato nuk ekzistojnë në natyrë, ato lidhen fort me paarrtshmërinë.Tradicionalisht ato simbolizojnë vdekjen, që nuk janë një mesazh më pozitiv. Por, vitet e fundit kuptimi i trëndafilit të zi është zhvendosur dhe nënkupton vdekjen e zakoneve të vjetra dhe një lëvizje në rend të ri. Kur shoqërohen me trëndafila jeshilë, ato mund të simbolizojnë një epokë të re shprese dhe pozite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat