Zgjidheni enigmën: Përpara keni pesë qese me flori, si ta dini se ku janë fshehur monedhat false?

Life style

Zgjidheni enigmën: Përpara keni pesë qese me flori, si ta dini se ku janë fshehur monedhat false?

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Ju mund të përdorni një peshore digjitale

Pesë qese me flori janë para jush. Ato duken të gjitha njësoj dhe në secilën prej tyre ka dhjetë monedha ari. Megjithatë, në një fshihet ari i rremë, në cilin?

Mundohuni ta zgjidhni këtë enigmë.

Monedhat e arit të rremë peshojnë 1.1 gram dhe monedhat e arit të vërtetë peshojnë 1 gram. Mund të përdorni gjithashtu një peshore digjitale precize, por vetëm një herë.

Si të zbuloni se cila qese përmban monedha të falsifikuara?

Mendoni për këtë së pari dhe kërkoni një zgjidhje në vijim të këtij teksti.

Merrni një monedhë ari nga qesja i parë, dy nga qesja e dytë, tri nga qesja e tretë, katër nga qesja e katërt dhe pesë nga qesja e pestë.

Nëse pesha në peshoren digjitale përfundon në 0,1, atëherë e dini që ari i rremë është në çantën e parë.

Nëse numri në peshore përfundon në 0,2, atëherë ari i rremë është në çantën e dytë, në 0,3 në të tretën, kështu me radhë, e kështu me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat