Pse lojërat me ujë, rërë e baltë janë aq të shëndetshme për fëmijët; Mos kini frikë se

Life style

Pse lojërat me ujë, rërë e baltë janë aq të shëndetshme për fëmijët; Mos kini frikë se

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Fëmija pasi ka filluar të ecë, nuk mund të qëndrojë në një vend për një kohë të gjatë. I vetmi element që e mban atë me orë të tëra “të lidhur” është uji. Ai mund të luajë deri edhe katër orë pa ndjerë mërzi.
Kësisoj, s’ka arsye pse prindërit të tremben nëse fëmija ftohet apo jo.

Përkundrazi, studimet kanë treguar se shumë faringite dhe trakeobronkite janë kuruar vetëm nëpërmjet lojës me ujë. Fëmija kur luan me ujin, çliron nxehtësi dhe për këtë arsye nuk “ftohet”.

Po kaq të shëndetshme janë edhe lojërat me rërë dhe baltë. Mund të mbani në ballkonet e shtëpisë mjete të mbushura me rërë apo baltë, që fëmijët të mund të luajnë edhe kur nuk janë në vendet me rërë apo baltë.
S’ka pse të trembemi që ata mund të bëhen “pis”.

Loja me këto elementë është shumë e fuqishme, sa nuk e lejon “pisllëkun” të shkaktojë sëmundje. Këto lojëra influencojnë në sistemin psikomotor, në zhdërvjelltësimin e duarve dhe në kombinimin e asaj që shohin, asaj që duan të bëjnë dhe asaj që arrijnë të bëjnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat