8 shenja që tregojnë se ish-i thjesht po shtiret sikur ju ka harruar!

Life style

8 shenja që tregojnë se ish-i thjesht po shtiret sikur ju ka harruar!

Më: 10 mars 2022 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Një marrëdhënie që përfundon mund të sjellë shumë emocione komplekse. Thyerja e zemrës është një proces pikëllimi që të gjithë e trajtojnë ndryshe. Dhe nuk është çudi që ish-partneri juaj të mos e ketë kaluar akoma fazën post-ndarje.

Para së gjithash, mbani mend se nuk jeni të detyruar të mendoni deri në vetëmohim për ish-partnerin. Prioriteti juaj jeni vetëm ju, pikë. 

Terapistët tregojnë se disa shenja se ish-i mendon ende në mënyrë sistematike për ju, edhe pse shtiret sikur nuk i intereson më, janë këto:

#1 - Ai shfaqet si "shumë mirë" për të qenë e vërtetë: Papritmas po feston më shumë se zakonisht, po përpiqet të duket më shumë se zakonisht dhe ju e dalloni se diçka nuk po rrjedh natyrshëm.

#2 - Është i zemëruar me ju: Përfshirja emocionale, edhe kur këto emocione janë negative, është gjithsesi një përfshirje.

#3 - E mohon ndarjen.

#4 - Përpiqet të flasë me ju nëpërmjet njerëzve të tretë.

#5 - Është tepër i përfshirë në jetën tuaj personale, romantike dhe përpiqen të dinë çdo gjë për ju.

#6 - Jeni subjekt i regullt i bisedës ose fokusit, edhe kur nuk jeni pranë tij.

#7 - Përpiqet shumë për të qenë miq, edhe pse ti nuk do.

#8 - Kontrollon sistematikisht rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat