Si ta kuptoni që keni të bëni me një vend toksik pune pa aplikuar ende aty

Life style

Si ta kuptoni që keni të bëni me një vend toksik pune pa aplikuar ende aty

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Një mjedis toksik pune ndikon shumë në gjendjen tonë mendore. Shpesh, nuk mjafton një rrogë e kënaqshme për të zgjedhur një vend pune, kur e di që në zyrë rrethohesh nga kolegë abuzivë apo kompani pa një etikë të caktuar pune. Të gjitha këto lënë shenja tek ne që reflektohen në shëndetin fizik dhe mendor si përshembull stresi i shtuar, mungesa e gjumit apo urisë, etj, etj. Si ta kuptoni që një ambient është i tillë pa aplikuar ende? 

5 sinjalet kryesore i gjeni në vijim.

1. Njerëzit që punojnë atje flasin keq për kolegët dhe mund të tregojnë brenda pak minutash edhe gjëra konfidenciale që ndodhin brenda kompanisë. Dëgjoni me kujdes çfarë thuhet rreth ambientit dhe mënyrës sesi trajtohen njerëzit atje.

2. Kompania në fjalë ka komente negative ku mes të tjerash përmendet një kulturë e keqe pune.

3. Në rrjet ekziston një video apo një tjetër provë që tregon se liderat sillen keq me punonjësit.

4. Gjëja e parë që struktura organizacionale të përmend është fakti që ti mund të dështosh. Ç'mund të presësh nga një ambjent pune që të dekurajon ende pa nisur mirë?
 

5. Shihni mirë nëse kompania ka patur probleme ligjore. Kjo tregon shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat