11 arsye pse njerëzit e kanë të vështirë të ndahen nga lidhjet e pashëndetshme

Life style

11 arsye pse njerëzit e kanë të vështirë të ndahen nga lidhjet e pashëndetshme

Më: 11 mars 2022 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

E keni kapur ndonjëherë veten të mendoni në lidhje me një raport që ka përfunduar dhe të përsërisni me vete: “Çfarë kam qenë duke menduar kur qëndroja me atë njeri?”

Duket sikur nuk i jep dot një përgjigje dhe ndihesh e çliruar tani që gjërat kanë marrë fund, por si keni duruar kaq gjatë një lidhje kaq toksike dhe të pashëndetshme?

Për shumë arsye njerëzit qëndrojnë në raporte toksike dhe në pjesën më të mirë të rasteve janë të pavetëdijshëm që po e bëjnë, shkruan Psychology Today.

1. I frikësohesh vetmisë dhe mendon se të jesh me dikë është shumë herë më mirë nga të qenit e vetme. Për shumë njerëz frika nga vetmia dhe vetëvlerësimi i ulët janë motivet kryesore që i bëjnë të qëndrojnë në marrëdhënie toksike, pavarësisht se raporti ka marrë fund.

2. Të shkëputesh nga ajo marrëdhënie të duket e pamundur dhe si kërcënim për të ardhmen. Kjo zakonisht ndodh tek ata njerëz që janë rritur me trauma familjare dhe kanë shumë nevoja emocionale të papërmbushura. Kjo i bën të kapen pas një partneri dhe të qëndrojnë me të vetëm sepse ai është bërë “familjarë” dhe s’mendojnë se mund të ketë diçka tjetër përtej tij.

3. Ti ke investuar shumë kohë dhe energji në këtë lidhje dhe ke frikë t’ja nisësh nga e para. Kjo të bën të hezitosh dhe zgjedh të mos ndahesh pavarësisht se marrëdhënia dukshëm, ka marrë fund.

4. Ti ke akoma shpresa se partneri mund të ndryshojë. Kjo jo vetëm që do të shtojë dozat e zhgënjimit, por do t’ju bëjë të humbisni dyfish kohë duke zgjedhur të mos shihni sinjalet e dëmshme që merrni çdo ditë nga sjellja e tij. Shpresa se ai do të ndryshojë thjesht sa i përkeqëson gjërat me kalimin e kohës.

5. Ti mendon se e meriton atë marrëdhënie dhe vlerat e tua i lidh me statusin personal. Ndoshta nga mesazhet që merr nga familjarët dhe njerëzit përreth, apo thjesht mentaliteti të krijon një lloj presioni për të qëndruar në atë marrëdhënie edhe pa dashur.

6. Ti s’e njeh veten cila je jashtë asaj lidhjeje. Nëse kupton që ke humbur identitetin tënd gjatë këtij raporti do ta kesh të vështirë të shkëputesh sepse ti nuk di më të funksionosh pa të.

7. Partneri yt është abuziv emocionalisht. Të bën të dyshosh tek vetja dhe instinktet e tua. Të manipulon rregullisht duke të të bërë të ndihesh fajtore në çdo situatë. Si pasojë ti fajëson veten sa herë që gjërat shkojnë keq në një lidhje, pasi je e bindur që problemi je ti, jo ai.

8. Ti je shumë e dhënë pas atij raporti dhe do të bëje gjithçka për të shpëtuar. Kjo ndodh përgjithësisht tek njerëzit të cilët janë rritur në një mjedis me konflikte dhe kanë qenë ata paqebërësit e familjes që vetëmohoheshin për të mirën e përbashkët. Pra filozofia e tyre në lidhje me dashurinë është: “duhet të luftosh dhe ta fitosh që ajo të jetë e vërtetë”.

9. Po ngatërroni kiminë me përputhshmërinë. Kur në fillimet e raportit kimia është e madhe mund të konfuzoheni dhe të mendoni se përshtateni më së miri edhe në gjëra të tjera. Kjo ide mund t’ju mbajë lidhur shumë gjatë, deri aty sa të refuzoni ta pranoni se nuk jeni për njëri-tjetrin.

10. Ti je e dhënë pas një marrëdhënieje me ulje-ngritje. Ke qejf tensionet në lidhje rikthimet emocionale të tij të bëjnë të ndihesh mirë, pavarësisht vuajtjes së një dite më parë, citon Anabel.

11. Ti beson se lidhjet janë të vështira. Kjo është e vërtetë dhe kërkon shumë punë e kompromis, por kur thelbi i marrëdhënies është i shëndetshëm. Nuk keni pse të sakrifikoni vlerat dhe veten për të shpëtuar dikë që nuk do të shpëtohet dhe as të punojë për dashurinë tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat