Pyetjet që duhet t’i shmangni në takimin e parë

Life style

Pyetjet që duhet t’i shmangni në takimin e parë

Më: 13 mars 2022 Në ora: 23:13
Foto ilustrim

Në takimet e para me dikë që ke vendosur t’i japësh një mundësi njohjeje, përveç sikleteve paraprake, të tipit “çfarë do vesh/cilin parfum të hedh sot”, shpesh herë e gjeni veten duke folur para pasqyrës ose duke krijuar skenare për mënyrën si do të shkojë biseda dhe duke menduar se si do e prezantoni veten sa më mirë te personi tjetër.

Këtu më poshtë i keni disa pyetje dhe tema që disa ekspertë lidhjesh thonë që është më mirë të mos i bëni në takimin e parë:

Si është marrëdhënia jote me prindërit?

Kjo është një pyetje shumë personale dhe nuk do doje të dukeshe sikur po interesohesh më tepër seç duhet për jetën e tij familjare.

Pse u ndave nga e dashura/i dashuri i fundit?

Të sjellësh në bisedë një histori të shkuar është një nga gjërat që mund të prishë takimin, pa përjashtuar faktin që personi tjetër nuk do tregohet i sinqertë në përgjigje.

Si ia del të punosh në këtë lloj pune?

Shmang totalisht komentet paragjykuese, aq më tepër për punën dhe mënyrën e jetesës.

Pse nuk bëre…? – pasi ju tregon një histori që ka ndodhur

Mos komento ngjarje dhe vendime të tij me tone negative apo pyetje moraliste. Kujtoni që ai ju besoi një histori dhe në takim jeni për të kaluar mirë jo për të paragjykuar jetën e secilit.

A je në kërkim të një lidhjeje?

Nëse kjo pyetje bëhet që në takim të parë, edhe nëse personi tjetër vërtet është në kërkim të një lidhjeje serioze, do trembet dhe nuk do e pranojë këtë gjë; fundja, njësoj si në një intervistë pune ku ti nuk e di nëse je kandidati i duhur.

Çdo gjë ka kohën e vet, mjafton të shijoni bisedën, të shijoni momentin pa u menduar shumë gjatë se si do shkojë nesër, shkruan Anabel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat