Tri mënyra se si të përdorni limonët e mbetur për të pastruar kuzhinën

Life style

Tri mënyra se si të përdorni limonët e mbetur për të pastruar kuzhinën

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Adhuruesja e hileve të pastrimit, Chantel Mila së fundmi tregoi se si përdor limonët e mbetur në kuzhinën e saj për ta mbajtur atë të shkëlqejë.

Ajo thotë se nuk ka nevojë për produkte të shtrenjta plot me kimikate, thjesht përdorni këtë agrume në vend të tyre.

Nëna e dy fëmijëve në Melburn ndau në Instagram disa nga mënyrat gjeniale që ajo përdor frutat.

Këshilla e saj e parë është të hidhni çdo limon të mbetur në ciklin tuaj të përditshëm të pjatalarëses.

Ajo thotë se acidi citrik ndihmon në largimin e gëlqeres dhe “i lë enët tuaja me shkëlqim!”.

Këshilla tjetër e pastrimit është të vendosni pak kripë në limonët e përdorur, më pas thjesht ta fshini në të gjithë lavamanin tuaj për t’i dhënë një shkëlqim krejt të ri.

Mënyra e saj e fundit për të ripërdorur agrumet është të përziejë afërsisht 30 gramë lëng limoni dhe 60 gramë sodë buke së bashku.

Hidheni këtë tretësirë ​​në kanalet tuaja për të hequr çdo erë të keqe. Dashamirësit e limonit thonë se ky truk mund të largojë aromat për javë të tëra dhe nuk do t’ju duhet të shpenzoni para për produkte të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat