Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, 20 thëniet më të bukura që duhet t’i dini

Life style

Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, 20 thëniet më të bukura që duhet t’i dini

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:09
Ilustrim

Kjo e diel është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, një festë globale e miratuar nga 193 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Është i nënti vit që 20 marsi njihet si dita e lumturisë dhe ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të krijojnë një jetë më të lumtur për veten dhe të tjerët.

Më 12 korrik 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 20 marsin si Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, duke njohur rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si synime dhe ambicie të përbashkëta në jetën e njerëzve në mbarë botën. Organizatorët që vendosën këtë ditë globale thonë se pozitiviteti duhet të jetë prioritet për të gjithë.

"Rikthehu më i lumtur" është tema për vitin 2022 dhe synon të arrijë rimëkëmbjen globale nga pandemia e Covid-19. Familjet dhe miqtë nuk kanë qenë në gjendje të jenë së bashku për periudha të gjata kohore, për shkak të bllokimeve dhe rregullave të lidhura me pandeminë. Ekonomia dhe mjetet e jetesës së njerëzve janë dëmtuar rëndë. Kjo do të thotë se në shumë rajone, lumturia është në nivelin më të ulët historik.

Ndërsa përkujtojmë këtë ditë sot, mendoni se çfarë ju bën në të vërtetë të lumtur dhe si mund ta ndiqni lumturinë, pavarësisht nga çfarë ju ofron e përditshmja.

Çfarëdo që të bën të qeshësh - një i dashur, një qenush, ushqimi i preferuar ose një parfum i mirë – merr gjithçka që të kënaq nga kjo e diel.

Më poshtë janë 20 thëniet rreth lumturisë. Ndaji me miqtë:

“Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie.” – Ralph Waldo Emerson

“Ka shumë gjëra të mira në botë, për të cilat ia vlen të luftosh” – J.R.R. Tolkien

"Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi” — Lucille Ball

"Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh” — Helen Keller

"Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur” — Lucille Ball

“Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre” – Abraham Lincoln.

“Nuk ka kohë për të parë anën e mirë, nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen” – Jimmy Buffett

“Nga gëzimi dhe të qeshurat, le të vijnë rrudhat” – William Shakespeare

“I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh” — Cesare Pavese

“Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet” – Oscar Wilde

“Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet, numëro buzëqeshjet, jo lotët” – John Lennon

“Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin” — Morris West

“Nëse po e lexon këtë ... urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë” – Chad Sugg

“Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur” – Lauren Oliver

“Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese” — Franklin D. Roosevelt

"Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten" — Alice Walker

“Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi” – Winston Churchill

“Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli” – Allen Ginsberg

“Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur” – Andy Rooney

“Nuk ka rëndësi çfarë ke, kush je, ku je apo çfarë bën për të qenë i lumtur ose jo. Është gjithçka çfarë mendon ti për lumturinë” — Dale Carnegie

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat