Shenjat më të këqija të zodiakut, nëse i njihni, shmangini ato

Life style

Shenjat më të këqija të zodiakut, nëse i njihni, shmangini ato

Më: 22 mars 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Ka njerëz që, siç thotë fjala, janë të mirë sa buka. Ata nuk zemërohen kurrë, e shikojnë gjithmonë gotën gjysmë plot dhe mund të shohin bukurinë në çdo gjë, edhe kur ajo nuk ekziston. Por për çdo person si ky, që është padyshim një perlë e rrallë, ka të paktën një tjetër që, është më pak transparent dhe më hakmarrës.

Dihet që ka individë të këqij nga natyra, por ka edhe nga ata që përvetësojnë qëndrime jokorrekte për të fshehur pasiguritë dhe frikën apo për të mbrojtur veten. Por ajo që është evidente është se nëse mësojmë rreth tyre, mund t’i shmangim. Sepse nuk është misioni ynë të shpëtojmë botën!

Për të na ndihmuar në identifikimin e këtyre njerëzve, kujdeset astrologjia, pikërisht ajo që arrin të na zbulojë karakterin dhe ndonjëherë anët që na lejojnë të kuptojmë më mirë njerëzit.  

Në krye të listës sonë gjejmë Akrepin dhe kjo nuk na habit kur mendojmë për të gjitha zemrat e thyera të shkaktuara nga sjellja e tij. E vërteta është se qëndrimi i tyre si i bukur dhe i mallkuar është fare i pakuptueshëm, por nëse ka një gjë për të cilën mund të jemi të sigurt, është se nuk është detyra jonë t’i shpëtojmë, edhe sepse nuk do të mundemi. Këto mundime të brendshme, qofshin të vërteta apo të rreme, janë justifikimi me të cilin këta njerëz shkatërrojnë të gjitha marrëdhëniet. Më mirë të qëndroni larg tyre.

Gaforrja është gjithashtu në listën e shenjave më të këqija të zodiakut dhe kjo është një surprizë për të gjithë. Jemi mësuar t’i mendojmë si njerëz të mirë dhe të butë, dhe në të vërtetë ata janë të tillë kur bëhet fjalë për ndjenjat. Por mjerë kush i ngacmon ose t’i lëndon, sepse janë adhurues të vërtetë të thënies (e nuk mund t’i fajësojmë): sy për sy, dhëmb për dhëmb. 

Dashi është në listën tonë dhe kjo nuk na habit. Të lindurit në këtë shenjë janë liderë të lindur dhe pavarësisht se kanë një talent të lindur për menaxhim dhe udhëheqje, ata nuk janë të kënaqur me këtë dhe ndonjëherë shkojnë më tej. Dhe kjo ndodh veçanërisht në punë kur, për të arritur në majë, ata janë në gjendje të rrëzojnë kundërshtarët në çdo mënyrë, qoftë edhe me veprime delikate. Këshilla? Më mirë të mos konkurroni me Dashin, në asnjë fushë.

Të lindurit në shenjën e Binjakëve meritojnë një diskutim më vete, sepse në to mbretëron e mira dhe e keqja, në fund të fundit është një shenjë e dyfishtë. Kështu, nëse nga njëra anë ata janë të gatshëm t’i hapin zemrat e tyre të tjerëve dhe të bëhen dashnorë dhe miq bujarë dhe të besuar, nga ana tjetër nuk kanë kurrfarë shqetësimi të tradhtojnë të njëjtët njerëz për përfitimet e tyre personale.

Befasisht, në listën e shenjave më të këqija të zodiakut gjejmë edhe të lindurit e shenjës së Peshores. Shenjë e qetë, është e vërtetë, por nëse provokohet, mund të shkaktojë një cunami. Personat e kësaj shenje duan dhe kërkojnë stabilitet dhe ekuilibër nga jeta e tyre dhe nga njerëzit që janë pjesë e saj, prandaj nëse dikush guxon të minojë këtë qetësi, ata kthehen në xhelatë të ashpër dhe hakmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat