Gjyshja donte të dukej si Kim Kardashian

Life style

Gjyshja donte të dukej si Kim Kardashian

Më: 26 mars 2022 Në ora: 07:22
Ilustrim

Videoja e saj u bë virale dhe u shikua nga më shumë se tre milionë njerëz

Grimi i njohur i Kim Karadashian u bë aq i njohur sa që grimuesi i saj Mario Dedivanovic u bë një yll botëror.

Mario dhe Kim janë një tandem ëndrrash, siç dëshmohet nga artistë të tjerë grimi, klientët e të cilëve shfaqin fotot e yllit të njohur me dëshirën për t’i grimuar mu ashtu.

Që në fillim të videos shihet gjyshja duke mbajtur një foto të Kim Karadashianit dhe i sugjeron grimuesit se dëshiron të duket si ajo.

Grimuesi kishte duart plot, sepse gjyshja i vuri parukë, lente, konturoi dekoltenë dhe në fund i erdhi grimi pa të meta.

I gjithë procesi i transformimit duket i mahnitshëm dhe grimuesi zbuloi se kjo përvojë ishte e veçantë për të.

– E dua këtë gjyshe, është shumë e lezetshme. I jam mirënjohëse asaj që pranoi të më transformonte në Kim Karadashian dhe ajo u emocionua me rezultatin – ka shkruar grimuesi.

Videoja është vërshuar me komente pozitive dhe të gjithë ranë dakord për një gjë – gjyshja është e bukur dhe pa grim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat