Tualeti juaj është shumë i vogël? 15 ide që ta bëni të duket sikur ka hapësirë

Life style

Tualeti juaj është shumë i vogël? 15 ide që ta bëni të duket sikur ka hapësirë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Nëse banja juaj është e vogël, ka disa mënyra dhe "hile" të vogla për ta bërë të duket më e madhe. Përmes teknikave të mëposhtme të mobilimit, ai do të duket një vend me hapësirë të mjaftueshme, pavarësisht sipërfaqes së tij reale.

1. Zgjidhni me zgjuarsi projektin e arredimit

Proejkti i arredimit ka peshën kryesore në mënyrën sesi duket një banjë, prandaj së pari kushtojini  shumë vëmendje ideve të strukturës. Kabina e gjatë dhe e vendosur në të majtë është një ide e shkëlqyer, sepse krijon shumë hapësirë për të rregulluar sendet e tjera.

2. Tregohuni përzgjedhës për materialet e mobiljeve

Materialet që zgjidhni kanë shumë ndikim në faktin se sa e errët apo e ndriçuar do të ngjajë banja.

3. Zgjidhni pllaka që reflektojnë shumë dritë

Të gjithë e duan një pasqyrë gjigante reflektuese, por edhe një pasqyrë e vogël mund të bëjë punë nëse keni zgjedhur pllaka që reflektojnë dritë në banjën tuaj. Kjo do të krijojë idenë e një hapësire më të madhe.

4. Lini hapësirë ​​për pasqyrat nga muri në mur

Dekorimi me pasqyra është një domosdoshmëri për ta bërë një banjë të vogël të duket më e madhe.

Është një mënyrë e mrekullueshme për të ndriçuar banjën tuaj. Zgjedhni pasqyra të stilit antik, të cilat do t'i shtojnë më shumë hijeshi hapësirës suaj.

5. Zgjidhni produkte që instalohen në mur

Sirtarët, raftet apo mbajtëset e produkteve të ndryshme zënë shumë më pak vend dhe krijojnë shumë hapësirë nëse zgjidhni modele që varen në mure ose ngjiten pas tij.

6. Prerjet e krijuara në kënde mes mureve dhe pllakave të dyshemesë

Mënyra si krijohet "thyerja" e dyshemesë me muret, ndikon shumë në perceptimin që krijohet për hapësirën e tualetit tuaj.

7. Zgjidhni xhama pa kornizë

Një kabinë dushi prej xhami të pastër do të reflektojë dritën në mënyrë efektive dhe do të hapë hapësirën, duke ju lejuar të shihni të gjithë banjën pa asnjë pengesë, duke e bërë menjëherë atë të duket më e madhe.

8. Zgjidhni mobilje me pasqyrë ose me ngjyra të çelura

Ju mund të dyfishoni vizualisht madhësinë e banjës tuaj nëse përdorni një pasqyrë në mur dhe mobilje me pasqyrë.

9. Fshihini gjërat që nuk duhet të duken pas dollapëve me pasqyrë

Dollapët e murit shpesh janë të nevojshëm kur bëhet fjalë për idetë e "grumbullimit" të shumë sendeve, por për ta bërë hapësirën të duket më e thjeshtë, pse të mos dyfishoni me një dollap muri me pasqyrë?

10. Kombinoni ngjyrat e dyshemesë me ato të murit

Një nga gjërat më efektive që mund të bëni për të krijuar idenë e një hapësire të madhe në një banjë të vogël, është përdorimi i të njëjtës ngjyrë së mureve dhe të dyshemesë.

11. Lyeni hapësirat e tavanit dhe dyshemesë me të bardhë

Kur hapësira është shumë e vogël, duhet të luani si të mundeni me elementet e dizajnit. Lyeni tavanin të bardhë dhe këndet e dyshemesë, gjithashtu edhe fundet e WC, bidesë e lavamanit.

12. Dyshemenë mbajeni të errët

Për të krijuar balancën e duhur, për dyshemenë mund të zgjidhni nuanca më të errëta të ngjyrave që keni përdorur tashmë në arredim.

13. Investoni në ndriçim të mirë

Një hapësirë e ndriçuar mirë krijon gjithmonë idenë se është më e madhe.

14. Luani me stilet e pllakave

Dizajni që zgjidhni për pllakat duhet të jetë gjithashu në vëmendjen tuaj, kur hapësira që keni është e vogël.

15. Përqendrohuni më shumë te tekstura sesa te ngjyrat 

Nëse zgjidhni pllaka jo të sheshta por me teskturë ato në formë kurriz peshku do të krijojnë idenë e një hapësire më të madhe të ambientit të banjës suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat