Çfarë nuk dinim për anën tjetër të meditimit dhe teknikave të tjera të qetësimit

Life style

Çfarë nuk dinim për anën tjetër të meditimit dhe teknikave të tjera të qetësimit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Meditim dhe teknika e njohur "mindulness". Teknikat e relaksimit dhe vizualizimit konsiderohen si zgjidhja për të gjitha problemet psikologjike e mendore: depresionin, ankthin dhe stresin në kokë. Por nuk është aspak kështu. Sipas rishikimit të parë sistematik mbi këtë temë, rreth një në 12 njerëz që provojnë meditimin e gjejnë veten të përballen me një efekt negativ të padëshiruar, zakonisht një përkeqësim të depresionit ose ankthit apo edhe fillimin e këtyre gjendjeve për herë të parë.

Hulumtimet nga Universiteti Coventry në Mbretërinë e Bashkuar kanë treguar se në shumicën e rasteve, meditimi funksionon mirë në lehtësimin e ankthit dhe stresit, por fuqia e tij terapeutike në çdo rast është e mbivlerësuar dhe sigurisht jo universale. Ka shumë lloje të meditimit, por një nga më të njohurat është "mindfulness", një fjalë angleze që do të thotë ndërgjegjësim dhe që tregon një praktikë në të cilën njerëzit mësohen t'i kushtojnë vëmendje momentit aktual, duke u fokusuar në mendimet dhe ndjenjat e tyre, në frymëmarrje dhe në trup, për të arritur një gjendje mendore qetësie, thelbësore për mirëqenien.

Nuk funksionon gjithmonë

Disa specialistë të shëndetit mendor i këshillojnë këto praktika për të reduktuar rikthimet e depresionit tek njerëzit që e kanë përjetuar këtë problem në mënyrë të përsëritur, gjithashtu si një alternativë efektive ndaj barnave që shpesh kanë efekte anësore. Megjithatë, për fat të keq ka pasur raporte të njerëzve që kanë parë përkeqësimin e gjendjes së tyre mendore pas praktikave të meditimit, megjithëse nuk është e qartë se cila është arsyeja. Janë 55 studime në këtë drejtim dhe studiuesit kanë mundur të llogarisin se rreth 8% e atyre që i janë përkushtuar meditimit kanë hasur në efekte negative të padëshiruara që variojnë nga rritja e ankthit deri te sulmet e panikut. Dhe nuk mungojnë rastet e psikozës dhe mendimeve për vetëvrasje.

Shmangni metodat e "të bërit vetë"

Praktikimi në kushte shtëpie nuk është kurrë plotësisht i këshillueshëm, sepse mungon mundësia e një krahasimi konstruktiv dhe pozitiv me profesionistë të aftë për të ofruar mbështetje në rast nevoje.

Nëse nidni një teknikë relaksimi, përfshirë meditimin, qasuni me të gradualisht dhe mbi të gjitha nën drejtimin e njerëzve me përvojë, me të cilët duhet të përballeni me aludimin e parë të situatave të pakëndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat