5 gjëra që i ndodhin trupit tonë kur bërtasim

Life style

5 gjëra që i ndodhin trupit tonë kur bërtasim

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

1. Rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut rriten

Mund ta keni vënë re që sa herë ngrini zërin apo jeni duke u zënë me dikë, rrahjet e zemrës shtohen. Kjo do të thotë se gjithashtu presioni i gjakut shtohet dhe rrjedhimisht disa njerëz skuqen më shumë se të tjerët. Të tjerë mund të ndjejnë duart dhe këmbët më të ftohta se zakonisht.

2. Edhe sistemi imunitar preket

Studimet kanë treguar se zënkat apo diskutimet e ashpra ulin fuqinë e sistemit imunitar për 6 orë. Kjo ndodh veçanërisht tek njerëzit që janë të qetë dhe nxehen shumë rrallë. Ata që nxehen shpejt mund të vënë re që sëmuren më shpesh pasi sistemi i tyre imunitar është më i dobët. 

3. Inati krijon një sërë problemesh me shëndetin

Kur ne nxehemi, stresi i çliruar ndikon tek ndryshimet e metabolizmit tonë. Prandaj njerëzit që nxehen shpejt kanë më shumë shanse të vuajnë nga dhimbjet e kokës, ankthi, pagjumësia si dhe nga problemet me sistemin tretës. 

Në raste ekstreme kur situatat janë shumë të tensionuara, ka njerëz që shfaqin probleme me ekzemën, mykun apo sëmundje të tjera të lëkurës. 

4. Zemërimi ndikon edhe tek kujtesa

Kur komunikimi verbal është shumë i egër dhe keni përdorur fjalë lënduese me shumë gjasa asnjëri prej palëve të përfshirë nuk do ta mbaj mend bisedën siç ndodhi vërtet. Do kujtojë të tjera fjalë, ose në një tjetër rast, asgjë. 

5. E bërtitura shkakton dhimbje kronike

E bërtitura nuk është gjë e mirë as për ata që e bëjnë si gjest as për ata që e marrin. Dëmtimi prej saj mund të nis që në moshë fare të hershme. Thënë këtë, e bërtitura i lëndon fëmijët në shumë mënyra dhe kjo përkeqësohet me kalimin e kohës. Studimet kanë treguar se zhvillimi i trurit të një fëmijë 13-vjeç i cili është rritur nga prindër që bërtasin ndryshon nga pjesa tjetër. Truri i tyre ka një tjetër strukturë dhe i procesojnë ndyshe tingujt dhe gjuhët. Ata gjithashtu mund të vuajnë nga dhimbja kronike, dhimbja e qafës, kokës apo edhe artriti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat