Pse s'po gjen paqe nga aroma dhe djersa edhe pse përdor rregullisht antidjersë

Life style

Pse s'po gjen paqe nga aroma dhe djersa edhe pse përdor rregullisht antidjersë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Jemi fiks në periudhën ku gjëja që blejmë më shpesh është antidjerësa. Produkti më i domosdoshëm për momentin, por që nëse mendoni se detyra juaj mbaroi duke e blerë dhe duke e sprucuar në sqetull, mendoni gabim.

Kaq, nuk mjafon për t’i shmangur aromërat. Aq më tepër nëse keni një lëkurë të ndjeshme, deodoranti mund t’ju shkaktojë edhe irritime apo probleme të tjera.

Duhet të dini se nëse doni që ajo të funksionojë vërtet, ka disa gabime që nuk duhet t’i bëni me antidjersën!

Nuk është e thënë ta përdorni vetëm poshtë sqetullave

Merret si e mirëqenë që antidjersa të përdoret poshtë sqetullave, por askush nuk ka thënë ndonjëherë që antidjersa nuk lejohet edhe në vende të tjera. Sidomos gjatë verës kur mund të djersisim në çdo pjesë të trupit, është e lejueshme ta përdorim deodorantin edhe në pjesën e prapme të gjunjëve.

Mos u kufizoni me deodorantin; ndoshta ju duhet një antiperspirant!

Ka një ndryshim të madh mes deodorantit dhe antiperspirantit: deodorant ‘fsheh’ aromërat e trupit, ndërsa antiperspiranti ndalon sekretimin e djersës në zonat ku e lëshoni. Nëse djersisni tej normales, atëherë ndoshta duhet ta provoni.

Ta hidhni mbasi sapo jeni depiluar

Pas depilimit lëkura mbetet shumë e ndjeshme, dhe mund të irritohet lehtësisht. Përveç kësaj, duke qenë poret ende të hapura, hedhja e deodorantit mund të krijojë një efekt të kundërt, duke lëshuar aromëra të pakëndshme.

Nuk duhet ta hidhni pasi keni filluar të djersini

Në këtë rast, antidjersa nuk kryen asnjë funksion për të mbuluar aromën e trupit. E mira është ta hidhni pak pasi jeni larë.

Mos vini më shumë antidjersë se ç’duhet

Mund të bëjë efekt të kundërt; nëse e keni vënë re, kur vendosni më shumë antidjersë se ç’duhet, pasi trupi sekreton më tepër djersë në kundërveprim ndaj sasisë së madhe të antidjersës.

Shkoni tek aromat e lehta dhe natyrale

Si kur përhapni shumë antidjersë, ashtu edhe kur ajo ka aromë shumë të fortë, krijon një reaksion shumë agresiv kimikatesh mes trupit dhe deodorantit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat