Ja si të dalloni një narcist të fshehtë, sipas ekspertëve

Life style

Ja si të dalloni një narcist të fshehtë, sipas ekspertëve

Më: 2 prill 2022 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Narcizmi i fshehtë është një nënlloj i çrregullimit narcist të personalitetit. Këta individë priren të jenë pasivo-agresivë, por shfaqen si të pafuqishëm dhe të vetmuar.

Një nga fuqitë më të mëdha të manipulimit qëndron në aftësinë e narcistëve të fshehtë për të luajtur viktimën – ata qajnë shpejt, sajojnë një krizë ose shpikin sëmundje për t'i bërë të tjerët të ndihen keq për ta dhe përdorin dobësitë për të manipuluar.

Për shkak se ky lloj narcisti nuk dëshiron të shihet si person i keq, priret të merret me kritikat ose sulmet e perceptuara në një mënyrë më pasivo-agresive. Ata kanë më shumë gjasa të mbajnë inat ose të hakmerren në heshtje.

Në veçanti, këta njerëz karakterizohen nga dy tipare thelbësore:

1. Prirja për t’i marrë gjërat personale, për t’i perceptuar situatat e zakonshme si shumë kërcënuese dhe përballja keq me stresin.

2. Vetëvlerësimi i dobët dhe prirja për të kaluar shumë kohë duke menduar se si i mendojnë të tjerët; nxiten nga pasiguria.

Disa shenja të tjera të rëndësishme:

- Bëjnë sjellje pasivo-agresive, si rrotullimi i syve, psherëtima nën zë.
- E gjeni veten duke u përpjekur t’i qetësoni dhe t’u përkëdhelni egon.
- Janë emocionalisht të brishtë.
- Luajnë viktimën.
- Kanë shpërthime zemërimi dhe agresiviteti.
- Përpiqen të shkojnë nga një punë në tjetrën, nga një projekt në tjetër sepse duan t’u lënë përshtypje të tjerëve në vend që të ndjekin pasionin ose talentin që kanë.
- Kanë probleme me humorin, depresionin, ankthin.
- Janë emocionalisht manipulues për të marrë atë që duan.
- Nuk kanë empati.
- Mbajnë inat, janë ziliqarë dhe zemërohen kur të tjerët kanë më shumë sukses se ata.
- Gënjejnë për të manipuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat