4 arsye pse duhet të udhëtojmë më shumë

Life style

4 arsye pse duhet të udhëtojmë më shumë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:55
Ilustrim

Ushqimi i shëndetshëm, orë të plota gjumi cdo ditë, meditimi, miqtë e mire, këto janë disa nga faktorët kryesorë që të ndihmojnë të jetosh mirë. Por një ingredient kyc i recetës është dhe të udhëtuarit.

Ja katër arsye pse duhet të udhëtoni.

Udhëtimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin fizik, qoftë ky aktivitet vrap për të kapur fluturimin tënd apo ngjitje malesh të thepisura. E kjo sjell një ulje të presionit të gjakut dhe rrezikut për sëmundje të zemrës.

Sipas një studimi nga Framingham Heart Study, personat që udhëtonin një herë në 6 vite apo më pak, ishin më të prirura ndaj sëmundjeve të zemrës sesa ato që udhëtonin 2 herë në vit.

Kur truri njerëzor përballet me vende dhe eksperienca të panjohura më parë, kjo sfidë rrit rezistencën qelizore dhe vonon shkatërrimin e qelizave nervore. Gjithashtu, këto ambiente dhe eksperienca sfiduese kontribuojnë në të mirë të këtyre qelizave, gjë që nënkupton kreativitet më të lartë.

Të udhëtuarit të bën të njohësh njerëz të rinj të cilët nuk do të kishe mundësinë t’i njihje në asnjë situatë tjetër. Je në një vend të panjohur me njerëz të panjohur, gjë që të bën të lidhesh më shumë me veten jashte zonës tënde të komfortit, por gjithashtu të mundohesh të kuptosh njerëz me të cilët nuk të lidh asgjë.

Problemet do të jenë akoma aty kur ti të kthehesh. Problemet do të jenë gjithmonë aty. Por të largohesh e të udhëtosh për pak kohë të shkëput nga rutina, gjë që është e nevojshme për të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat