“Kur prindërit plaken, lëri ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur”

Life style

“Kur prindërit plaken, lëri ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur”

Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

“Kur prindërit plaken, lejoji ata të plaken me të njëjtën dashuri, me të cilën të kanë rritur. Lejoji të flasin dhe tëtregojnë të njëjtat histori me të njëjtin durim dhe interes, me të cilin të kanë dëgjuar kur ti ishe i vogël. Lejoji tëfitojnë, ashtu siç shumë herë të tjera të kanë lejuar ty të fitosh. Lejoji të kalojnë kohë me miqtë, të kalojnë kohëme nipërit. Lejoji të jetojnë të rrethuar me objektet që i kanë rrethuar prej shumëkohësh, sepse ata vuajnë kur u heq pjesë, të cilat i konsiderojnë pjesë të jetës së tyre. Lejoji të gabojnë, si shumë herë ke gabuar edhe ti. Lejoji të jetojnë dhe mundohu t’ia bësh të lumtur pjesën e fundit të jetës qëi mungon për të jetuar, në të njëjtën mënyrësiç ata e kanë bërë duke të të dhënë dorën e tyre, kur ti nise jetën tënde”. – Nga interneti, autor anonim

Nëse prindërit e tu janë duke u plakur, mos u mundo të bësh ndryshime në jetën e tyre. Është e vërtetë qëata janë mësuar me një stil të caktuar jetese, me të njëjtat objekte dhe persona pranë. Ata nuk duan ndryshime dhe mërziten nëse i ndryshon diçka në jetë. Lejoji të jetojnë të qetë dhe nëse ke mundësi t’i ndihmosh, ndihmoji. 

Nëse janë duke të rrëfyer diçka për të disatën herë, mos ua përmend.  Lëri të mbarojnë dhe jepu të drejtë. Kanëbërë po të njëjtën gjë me ty, kur në fëmijërinë tënde ua përsërisje disa herë një muhabet të caktuar me miqtë e tu, i cili as që u interesonte prindërve të tu. Ama ata të dëgjonin dhe nuk të ndërprisnin. 

Lejoji prindërit të plaken duke u falur dashuri, ashtu siç të falën që në hapat e parë të jetës tënde. Dashuria duhet të jetë reciproke, ndaj dhuroje për prindërit e tu në mënyrë të pakushtëzuar. Ata e meritojnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat