Këto janë disa këshilla se si mund t’ia dalësh mbanë pas një ndarjeje

Life style

Këto janë disa këshilla se si mund t’ia dalësh mbanë pas një ndarjeje

Më: 4 prill 2022 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Periudha pas një ndarjeje është e vështirë, sado që mund të kesh pasur pranë një person toksik dhe mund tëndihesh e çliruar nga ndarja. Duhet të ndihesh e tillë padiskutim, por fakti që ke kaluar kohë me atëperson, që e ke bërë pjesë të rutinës tënde, është i vështirë të tejkalohet në fillim. Por ki gjithmonëparasysh këshillat e mëposhtme dhe ndarjen mund ta përballosh sigurisht më lehtë. 

1. Ti meriton një dashuri të shëndetshme. 

Nuk ke pse qëndron pranë një personi toksik, prania e të cilit në jetën tënde përkthehet me mërzitje dhe parehati. Ti meriton një dashuri të shëndetshme dhe një person që t’ia vlejnë pranë vetes tënde. Ndaj, nëse ka diçka që duhet të bëjë të ndihesh mirë, është fakti që u çlirove nga një person i tillë. 

2. Kujtohu se kush ke qenë.

Shpesh gjatë marrëdhënieve toksike, njerëzit e humbasin veten, e harrojnë atë dhe lumturia e tyre nuk qëndron më si një prioritet. Ndonjëherë ata mund të harrojnë edhe se si kanë qenë, apo se sa kanëinvestuar më parë tek vetja. Fillo pikërisht të kujtosh të shkuarën, të kujtosh se sa shumë investoje tek vetja dhe riktheju pikërisht këtyre zakoneve. 

3. Mos u kthe mbrapsht.

Mundet të ishe mësuar me atë person, por nëse marrëdhënia juaj ishte toksike, një mundësi e dytë nuk ka për ta bërë lidhjen më pak toksike. Bëji vetes këto pyetje: “A të meriton ai person? A të vlerëson ai person? A të trajton ai, ashtu siç meritoje të të trajtonte?”. Nëse përgjigjia mbetet ende “Jo”, atëherë nuk ke pse i jep një mundësi tëdytë për të të lënduar sërish. 

4. Fale, por mos u kthe me të.

Mos mbaj mëri, është diçka totalisht e gabuar. Sado të ketë lënduar një person, nëse të kërkon falje, fale. Ama duhet të dish se nëse ai person kthehet për të të kërkuar falje, dije se do të kërkojë edhe një mundësi të dytë. Ndaji këto gjëra nga njëra-tjetra dhe kurrsesi mos u kthe me të. Rikthimi do të thotë lëndim i vetes tënde akoma më tepër. 

5. Rrethoje veten me pozitivitet.

Periudha pas ndarjes është e vështirë, por mund të kalohet më lehtë nëse pranë vetes, zgjedh të mbash persona pozitivë. Njerëzit që të falin ndjenja pozitive e optimiste, të nxisin të largosh nga mendja jote mendime negative. Kjo gjë sigurisht të ndihmon shumë për ta harruar më lehtë personin, me të cilin je ndarë kohët e fundit. 

6. Kuptoje se nuk do të jetë gjithçka e lehtë.

Sillu mirë me veten dhe mos e fajëso veten për çfarë ndodhi. Ndodhi diçka që duhet të kishte ndodhur me kohë, ndaj qetësohu dhe mendo për të ardhmen. Sigurisht që periudha pas ndarjes nuk është e lehtë, por është diçka që me vullnetin dhe me zgjedhjen e personave të duhur pranë, mund të përballohet si çdo gjëtjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat