Pse nuk duhet ta rregulloni kurrë shtratin në mëngjes

Life style

Pse nuk duhet ta rregulloni kurrë shtratin në mëngjes

Më: 5 prill 2022 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Mund të duket e pabesueshme, por në shtratin ku flini çdo natë, ka mesatarisht 1.5 milionë baktere. Ato ushqehen me mbeturinat e lëkurës së njerëzve. Alergjitë që ata krijojnë thithen lehtë gjatë gjumit dhe janë shkaktare të sëmundjeve si astma.

Gjatë fjetjes, copëza mikroskopike të lëkurës sonë gjenden kudo dhe këto krijesa ushqehen mirë. Në mëngjes, nëse e rregullojmë shtratin, e tërë lëkura sëbashku me djersën dhe këto mikrobe të vogla, janë të “robëruar” nën mbulesa e çarçafë.

Dr. Stiven Pretlov nga Universiteti Kingston, deklaroi për “BBC”-në se këto krijesa jetojnë në sajë të avujve atmosferikë që gjenden ose krijohen gjatë natës në dhomën tonë të gjumit, si pasojë e frymës sonë.

Duke lënë shtratin të parregulluar gjatë ditës dhe duke ajrosur dhomën, pavarësisht nga stina, mund ta largojmë lagështinë nga mbulesat dhe kështu këto krijesa do të dehidratohen dhe vdesin. Ekspertët rekomandojnë ta lëmë krevatin të parregulluar në mëngjes dhe ta rregullojmë më vonë gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat