4 prilli, rastësia e parë interesante e vitit. Kur do të përsëritet?

Life style

4 prilli, rastësia e parë interesante e vitit. Kur do të përsëritet?

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:21
Ilustrim

E hëna, si e para ditë e javës është gjithmonë e lidhur me sekretet, zbulimet, punën dhe energjinë.

Në fillim të vitit, 2022-shi u cilësua si viti i ngjarjeve të mëdha dhe i zhvillimeve të rëndësishme, një pjesë e të cilave kanë ndodhur dhe kanë tronditur mjaft opinionin publik, siç është lufta Rusi-Ukrainë.

Përpjekja e vazhdueshme e shteteve të fuqishme europiane për të gjetur një gjuhë paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, politika të reja sociale në vende të ndryshme të botës, fenomene të rralla natyrore, vendime të rëndësishme politike e shumë fakte të tjera interesante priten të ndodhin në botë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, 4 prilli përkon edhe me një rastësi, e cila ndodh jashtëzakonisht rrallë. Datat 04.04.2022, 06.06.2022, 08.08.2022, 10.10.2022 dhe 12.12.2022 bien të gjitha në të njëjtën ditë — e hënë.

Sot, është e hëna e parë nga ky kombinim dhe shpresojmë që ta keni pasur sa më të mbarë!

Përfitoni nga rasti që të bëni diçka të veçantë në çdonjërën prej këtyre të hënave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat