Përfitimet që kanë çiftet që janë larg njëri-tjetrit

Life style

Përfitimet që kanë çiftet që janë larg njëri-tjetrit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 18:06
Ilustrim

Thonë se distanca e bën dashurinë më të madhe por të gjitha ata që kanë qenë në një lidhje në dustancë e dinë se sa e vështirë është. Nga vetmia deri te shpenzimi i parave në një udhëtim, një marrëdhënie në distancë bën që shumë çifte të ndahen.

Por ndoshta duhet të mendoni për këtë sepse një studim zbuloi se, në kundërshtim me besimin popullor, marrëdhëniet në distancë nuk janë gjithmonë të dënuara. Sipas psikologes Amy Dargi, e cila drejtoi studimin, çiftet që jetojnë larg njëri-tjetrit mund të funksionojnë shumë më mirë në një marrëdhënie.

Cilat janë përfitimet e çifteve që mbajnë një lidhje në distancë?

Komunikim më i mirë

Një studim thotë se çiftet në marrëdhënie në distancë kontaktonin njëri-tjetrin rreth tre ose katër herë në ditë. Ky kontakt i vazhdueshëm çoi në lidhje më të forta mes partnerëve që jetonin larg njëri-tjetrit, krahasuar me çiftet në të njëjtin vend.

Largësia stimulon dëshirën seksuale

Distanca mes çifteve nxit edhe dëshirën seksuale. Edhe nëse nuk jeni në një lidhje në distancë, ndjenja e distancës mund të shtojë padyshim një shkëndijë pasioni në lidhje, duke mos lejuar që rutina juaj e përditshme të bëhet monotone.

Ata janë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit

Çiftet në distanca të largëta janë më të hapur ndaj sjelljes së partnerit të tyre dhe ndihen sikur po afrohen më shumë, në vend që thjesht të ndajnë informacione. Edhe pse 30 për qind e çifteve e shohin njëri-tjetrin nga distanca vetëm një herë në muaj, ata ndiheshin më të lidhur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat