Jeni ekstroverte apo narcisiste? Email-et që dërgoni kanë përgjigjen brenda

Life style

Jeni ekstroverte apo narcisiste? Email-et që dërgoni kanë përgjigjen brenda

Më: 7 prill 2022 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Sado e çuditshme të na duket, emailet tona profesionale zbulojnë shumë për karakterin tonë. Edhe nëse mendojmë se jemi formal dhe stili ynë i të shkruarit është formal, ne vendosim mjaft nga personaliteti ynë në atë që u themi kolegëve tanë.

Psikologu i Fast Company, Tomas Chamorro Premuzic, ekstroversioni, egoizmi dhe vetëbesimi ynë nuk janë të vështira për t’u fshehur. Ai thekson se njerëzit me inteligjencë të ulët emocionale përdorin shpesh fjalë me konotacion negativ dhe zemërimin e tyre e shfaqin në fjalën e shkruar. Nga ana tjetër, narcisistët përdorin shpesh “unë” dhe fokusohen te vetja, edhe nëse bëhet fjalë për shoqëri.

Nëse jemi vonë në përgjigje, tregojmë se kemi pak kontroll mbi të. Nga ana tjetër, postat kaotike, të cilat përmbajnë fjalë më të veçanta, tregojnë se ne jemi krijues.

Ekstrovertët i referohen çdo gjëje me një ton më argëtues dhe zakonisht dërgojnë emaile në grup për urime dhe jo ankesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat