A po rikthehet trendi i grimit blu për sytë?

Life style

A po rikthehet trendi i grimit blu për sytë?

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:18
Dua Lipa

Grimi blu për sytë dhe llaku i flokëve, janë të dyja çuditërisht trende që mund të përmirësojnë pamjen, por me kalimin e viteve kanë fituar një reputacion shumë të padrejtë, falë lidhjes së tyre me konkurset e bukurisë dhe vitet ’80 në tërësi. Por për të paktën njërën nga këto produkte, me sa duket trendi mund të rikthehet.

Grimi blu pati një moment të rëndësishëm në vitet ’60 kur përdoreshin pastelët kemoze, ndërsa në vitet ’80 nuancat më të thella të blusë, grimoheshin deri tek vetullat. Në fillim të viteve 2000, nuancat blu me një shkëlqim të lehtë margaritar mbretëronin në botën e ‘make-up’-it. Por më pas ky trend u zhduk dhe në vitet pas 2010 u ndërrua me tone më të ngrohta, pasi u rrit tendenca për t’u dukur sa më natyrale pa grim.

Këtë vit, duket se kapakët e syve në ngjyrë blu po rikthehen dhe artistët e grimit, të famshmit dhe vajzat e Instagram-it janë gati t’i japin një tjetër hov.

Por pse vajzat po shkojnë papritur drejt kësaj ngjyre? Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha tendencat kryesore të bukurisë që kemi parë te rikthehen vitet e fundit: nga nostalgjia.

Estetika e fundit të viteve ’60 frymëzojnë  pamje ‘vintage’ me ngjyrën blu, duke lejuar që të keni sy më të guximshëm, ndërsa u jep vlerë edhe tipareve të tjera.Ngjyra është emocionuese dhe sytë vazhdojnë të jenë pika qendrore për sezonin pasi ‘make-up’ artistët po kërkojnë nga e kaluara mënyra kreative për të luajtur megrimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat