Buzëkuqi që do të duam këtë pranverë: I guximshëm dhe elegant

Life style

Buzëkuqi që do të duam këtë pranverë: I guximshëm dhe elegant

Më: 11 prill 2022 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Jeni mërzitur me rutinën tuaj të grimit?

Nëse buzëkuqët tuaj klasik të kuq, rozë të butë dhe neutral janë bërë të monoton dhe dëshironi të ndiheni më të rëndësishme dhe më të guximshëm, ju sugjerojmë të provoni një nuancë paksa të harruar – vjollcën.

Nuanca vjollce do t’ju japë atë notën retro që mund ta vini në shumë mënyra të ndryshme.

Pa dyshim që do t’ju japë dozën e nevojshme, por jo të tepërt të përshtypjes dhe do t’i vërë buzët tuaja në qendër të vëmendjes.

Buzëkuqi vjollcë mund të aplikohet në të gjitha llojet e lëkurës, mjafton të gjeni tonin e duhur për lëkurën tuaj. Në këtë rast ndiqni shprehjen “më pak është më shumë” dhe nuk do të gaboni.

Pra, nëse buzët tuaja janë vjollcë, mos i përshtatni ngjyrën e hijesimit me to.

Lëreni theksin vetëm në buzë, ndërsa për pjesën tjetër zgjidhni tonet neutrale.

Plotësoni dukjen me vetulla të definuara bukur dhe jeni gati! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat