Si të shpëtoni nga gusha e varur me disa teknika fare të thjeshta

Life style

Si të shpëtoni nga gusha e varur me disa teknika fare të thjeshta

Më: 11 prill 2022 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Gusha e varur zakonisht krijohet kur poshtë mjekrës suaj krijohet një tjetër shtresë që zakonisht lidhet me shtimin në peshë, por jo domosdoshmërisht duhet të jesh mbipeshë që ta kesh. Gjenetika, lloji i lëkurës apo mosha janë faktorë që ndikojnë në krijimin e gushës së varur. 

Si të shpëtoni prej saj?

1.Buzën e poshtme vendoseni mbi dhëmbët e poshtëm 

Hapni gojën dhe vendoseni buzën e poshtme mbi dhëmbët e poshtëm. Imagjinoni sikur ju duhet të mbani ujë me nofullën e poshtme. Ndërsa performoni këtë ushtrim sigurohuni që cepat e buzëve të jenë plotësisht të relaksuar.

2.Bëni nxemjen e muskujve 

Si me çdo ushtrim tjetër, duhet të bëni nxemjen e muskujve të fytyrës. Lëvizni nofullën e poshtme përpara dhe tërhiqeni mbrapa. Të gjitha veprimet duhet të performohen ngadalë dhe me butësi.

3. Kapni hundën 

Gusha lidhet me muskuj qafe të dobët. Prandaj duhet t'i forconi. Nxirreni gjuhën sa më lart të mundeni dhe përpiquni të kapni me të majën e hundës. Mbaji buzët të relaksuara.

4. Fytyra ovale ideale 

Nëse doni t'i jepni fytyrës tuaj një pamje më rinore dhe të ngrini mollëzat lart, bëni veprimin më lart: ktheni kokën majtas dhe tërhiqni përpara nofullën e poshtme duke shtrënguar muskujt e qafës. Duhet të ndjeni muskujt në të majtë të qafës që tërhiqen. Ktheni kokën djathtas dhe përsërisni të njëjtat lëvizje.

5. 'Puthni gjirafën'

Imagjinoni sikur puthni një gjirafë (ose dikë të gjatë). Ngrini fytyrën lart dhe shihni tavanin. Sillni përpara nofullën e poshtme dhe mblidhni buzët sikur do puthni dikë. Qëndroni në këtë pozicion për 5-8 sekonda.

6. Ushtroni presion me grushta 

Për këtë ushtrim duhet të bashkoni dy grushta dhe t'i vendosni nën mjekër. Lëvizni nofullën e poshtme ndërsa ushtroni presion me dy grushtat. Forca shtypëse duhet të rritet gradualisht. kur të arrini maksimumin mbajeni për 3 sekonda.

7. Buzëqeshni 

Bashkoni dhëmbët me gojën e mbyllur dhe përpiquni të zgjeroni cepat e buzëve sa më shumë të jetë e mundur. Shtyni gjuhën drejt qiellzës duke rritur gradualisht forcën shtypëse. Nëse ndjeni një presion të fortë në muskujt e mjekrës atëherë po e bëni siç duhet.

8. Fryni faqet 

Merrni frymë thellë dhe mbushi faqet me ajër. Mbyllni gojën dhe fryni faqet. Vendosni pëllëmbët e duarve tek faqet në mënyrë që të ndjeni presionin e msukujve. Mbajeni për 3-5 sekonda, nxirrni ajrin dhe relaksohuni. Përsëriteni 5-6 herë.

Krahas teknikave, hidhini një sy edhe dietës ushqimore. Nëse gusha vjen si pasojë e shtimit në peshë, duke humbur disa kile, rrjedhimisht edhe ajo do të zhduket.

- Konsumoni të paktën 4 lloje perimesh çdo ditë

- Hani 3 fruta në ditë

- Evitoni ushqimet e procesuara

- Konsumoni vaj ulliri, avokado dhe fruta të thata më shumë se çdo gjë tjetër

- Shmangni ushqimet e skuqura

- Kujdes me sheqernat

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat