Çfarë ndodh me trupin (dhe mendjen) nëse nuk bëjmë seks për një kohë të gjatë

Life style

Çfarë ndodh me trupin (dhe mendjen) nëse nuk bëjmë seks për një kohë të gjatë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Gjithçka që keni dashur të dini për seksin dhe kurrë nuk keni guxuar të pyesni. Tërheqja, mungesa e dëshirës, periudha e dobët, ka periudha të jetës në të cilat ndodh (ose ju zgjidhni) të keni një jetë seksuale joaktive. Dhe edhe pse nuk ka një mesatare për të respektuar ne e dimë se të bësh dashuri bën mirë për trupin dhe shpirtin dhe se mos praktikimi i saj për një kohë të gjatë mund të ketë pasoja.

Mos kryerja e seksit na bën më të stresuar                                  

Nga pikëpamja psikologjike, të bësh pak ose aspak seks mund të ndikojë në disponimin tonë. “Një mungesë ose një ulje në seks që nuk është vullnetare, përfshin një prodhim më të ulët të endorfinës dhe oksitocinës, dy hormone të lidhura me mirëqenien – shpjegon psikoterapisti dhe seksologu Matteo Merigo. Heqja dorë nga seksi mund të rris gjithashtu nivelin e stresit dhe të provokoj një predispozitë më të madhe për t’iu nënshtruar gjendjeve depresive ose ankthit”. Seksi, nga ana tjetër, është në gjendje të përmirësojë gjendjen shpirtërore: “Lëshimi i hormoneve të famshme të humorit të mirë kontribuon në një përmirësim të përgjithshëm të gjendjes sonë të mirëqenies. Natyrisht nuk është vetëm seksi ai që është përgjegjës për humorin tonë, por sigurisht që luan një rol udhëheqës”.

Ata që nuk bëjnë seks janë më pak të vëmendshëm dhe harrojnë

Një tjetër efekt anësor i mungesës së seksit është rreziku për të qenë më harrues dhe më pak të vëmendshëm. “Kur humori përmirësohet, përmirësohen edhe aftësitë njohëse si vëmendja dhe kujtesa, shpjegon Merigo, një rënie në aktivitetin seksual mund të çojë në një rënie të kujtesës afatshkurtër”. Sipas disa studimeve seksi nxit kujtesën duke stimuluar rritjen e neuroneve në hipokampus, zona e trurit e dedikuar për kujtesën.

Marrëdhëniet seksuale dhe sistemi imunitar

Sistemi imunitar mund të vuajë gjithashtu nga mungesa e seksit. Disa studime kanë theksuar faktin se të paturit një jetë seksuale aktive dhe të rregullt është në gjendje të ndihmojë trupin të luftojë disa sëmundje dhe madje të rrisë nivelet e disa antitrupave (veçanërisht imunoglobulinave A) të cilat luajnë një rol vendimtar në sistemin imunitar dhe mbrojtjes kundër viruseve. “Nëse nuk keni marrëdhënie seksuale për një periudhë të gjatë, duhet ta kompensoni këtë aktivitet me diçka tjetër, si p.sh sporti sugjeron Merigo. Një jetë sedentare të çon jo vetëm në dembelizëm të përgjithshëm, por edhe në heqjen dorë më lehtë nga aktiviteti seksual”.

Të bësh pak seks mund t’i vendosë çiftet në krizë

Një aspekt tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është mirëqenia e marrëdhënies. Të bësh pak seks ose të heqësh dorë prej tij mund të rrezikojë shëndetin e çiftit. “Seksi është një pjesë thelbësore e një historie dashurie. Dorëzimi mund të jetë i rrezikshëm, ju humbni bashkëpunimin, komunikimi bëhet i vështirë dhe kjo do të ketë efekte 360 gradë tek të dy partnerët”.

Çfarë ndodh me trupin e femrave

Së fundi, heqja dorë nga seksi, veçanërisht për gratë që përballen me menopauzë, mund të çojë në një humbje të lubrifikimit dhe elasticitetit. “Të bësh dashuri rregullisht ndihmon për të mbajtur muskujt e vaginës të trajnuar. Në menopauzë ndodh thatësia vaginale dhe marrëdhëniet seksuale mund të bëhen më të vështira dhe më të dhimbshme. Praktikimi rregullisht i seksit mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi”.

Po me trupin e meshkujve

Një arsye tjetër pse këshillohet të keni aktivitet të rregullt seksual është parandalimi i disa sëmundjeve. “Në veçanti kanceri i prostatës, shpjegon Merigo. Shumë studime kanë treguar se aktiviteti i rregullt seksual mund të parandalojë shfaqjen e kësaj patologjie”. Dhe nuk duhet të harrojmë se seksi është një aktivitet kardiovaskular. “Ai është në gjendje të ndikojë pozitivisht në shëndetin e zemrës sonë dhe madje të bësh seks rregullisht ul me 45% rrezikun e sulmit në zemër dhe gjithashtu ndihmon për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut dhe elasticitetin.

Rregulli i seksit

Ne e dimë se nuk ka një mesatare të rekomanduar të marrëdhënieve seksuale që duhet të kryhen në një muaj apo një javë. Ka periudha që janë më intensive dhe të tjera që janë më të ngadalta. Por ka një “ligj” që sa më shumë seks të bësh, aq më shumë të pëlqen. “Dhe për rrjedhojë sa më pak ta bëni atë aq më pak do të dëshironi ta bëni. Natyrisht nuk ka asnjë bazë shkencore, por është e vërtetë që është e rëndësishme të mbash libidon gjithmonë aktive. Mirëqenia seksuale ndikon në shumë aspekte të tjera të jetës dhe shëndetit tonë. Pse të heqim dorë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat