Si të mos merrni asgjë personale dhe pse kjo është kaq e rëndësishme për t'u mësuar!

Life style

Si të mos merrni asgjë personale dhe pse kjo është kaq e rëndësishme për t'u mësuar!

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Kur njerëzit nuk ju respektojnë ose nuk ju trajtojnë mirë, është e lehtë ta merrni sjelljen e tyre personale, të fajësoni veten dhe të mendoni se keni ndonjë lidhje me sjelljen e dikujt tjetër. Marrja e gjërave personale është rraskapitëse emocionalisht dhe një rivlerësim i panevojshëm dhe i vazhdueshëm i vetëvlerësimit tuaj. Ka një ndryshim midis kësaj dhe të qenit reflektues. Kjo e fundit është produktive dhe i jep vetes mundësi për përmirësim.

Kur nuk i merrni gjërat shumë personale, merrni më shumë kontroll mbi mënyrën se si reagoni, emocionet dhe nivelin tuaj të energjisë. Këtu janë disa mënyra që do t'ju ndihmojnë për këtë:

Përpiquni të mos shqetësoheni për atë që mendojnë njerëzit e tjerë

Në fund të fundit, nuk është punë e askujt se çfarë mendojnë njerëzit për ju. Ju duhet të shqetësoheni për atë që mendoni për veten tuaj, dhe për atë që njerëzit që e dini se ju duan dhe kujdesen për ju, mendojnë për ju, vetëm kaq. Të huajt dhe të njohurit që japin vullnetarisht mendimin e tyre për ju, nuk duhet të kenë asnjë lloj ndikimi në atë çfarë jeni.  Sa më shpejt të mos ju interesojë se çfarë mendojnë të tjerët, aq më të çliruar do të ndiheni dhe aq më shumë do shfaqni veten tuaj të vërtetë. Kjo e fundit do t'ju japë një ndjesi lirie të papërshkrueshme!

Njihni vlerat tuaja

Kur e dini se kush jeni dhe çfarë doni të bëheni, nuk do e besoni atë që njerëzit e tjerë mendojnë dhe thonë për ju. Të vlerësoni veten dhe të keni vetëbesim - këto janë themelet mbi të cilat ndërtoni gjithçka tjetër, nga arritjet te marrëdhëniet.

I gjithë ky proces kërkon punë të rregullt me veten, prandaj jini të përqendruar te ky synim sepse keni potencialin për ta arritur!

Mos dilni menjëherë në përfundime

Sipas Psychology Today, kur njerëzit bëjnë një gjykim ose kritikë për ju, këto gjykime rrallë kanë të bëjnë me ju. Në fakt, ka të bëjë pothuajse gjithmonë me ta, problemet, nevojat dhe komplekset e tyre.

Për të ndihmuar në menaxhimin e reagimit tuaj ndaj konfrontimit, dijeni se për çfarë jeni të ndjeshëm dhe çfarë i shkakton emocionet tuaja, në mënyrë që të përgatiteni nëse dikush i përmend ato.

Lëri gjërat të shkojnë

Mendojini përvojat e dhimbshme si mësime, se si të jeni më të fortë dhe si të navigoni më mirë situatat e këqija. Mos lejoni që t'ju zemërojnë apo t'ju hidhërojnë. Përdorini ato për t'ju bërë më të mirë dhe vazhdoni përpara. Mësoni t'i lini gjërat të shkojnë, kështu lini më shumë vend për gëzim dhe lumturi.

Mbushni kalendarin tuaj

Nëse jeni të zënë, është e vështirë të gjeni kohë për të menduar për njerëzit e tjerë dhe atë që mendojnë të tjerët. Mbushni jetën tuaj me familje, miq dhe punë që ju sjell gëzim dhe jepuni përparësi këtyre gjërave. Me shumë mundësi, të panjohurit dhe të njohurit që gjykojnë dhe bëjnë kritika nuk do t'ju kalojnë në mendje.

Mos e ulni veten në nivelin e tyre

Kur dikush nuk ju respekton ose është mizor me ju, reagimi më i keq është të përgjigjeni me më shumë negativitet dhe toksicitet. Mund të jetë e kënaqshme për momentin, por nuk do të jetë afatgjatë dhe ka të ngjarë të jetë diçka për të cilën do të pendoheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat