Pse qentë zakonisht flenë të mbledhur?

Life style

Pse qentë zakonisht flenë të mbledhur?

Më: 16 prill 2022 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Me siguri e keni vënë re se qentë gjithmonë mblidhen si një top para se të bien në gjumë të ëmbël

Nëse mendoni se është një çështje për të marrë një pozicion më të rehatshëm, nuk keni plotësisht të drejtë.

Dr. Margaret Gruen, Asistent Profesor, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare “NC State University”, thotë se i ka rrënjët në evolucionin e qenve.

“Kur qentë flenë në natyrë, veçanërisht aty ku është shumë ftohtë, ata gërmojnë një gropë në tokë dhe mbledhin trupin në të. Trupi i mbledhur si një top i lejon ata të ruajnë nxehtësinë më mirë.

– Gjithashtu, ky pozicion mbron organet e tyre më të cenueshme nga grabitqarët e mundshëm”, shpjegon dr. Gruen.

Po, qeni juaj ka mbledhur trupin në atë mënyrë që të mbrojë organet e tij të brendshme.

Natyrisht, njerëzve u tingëllon pak e çuditshme, sepse e dinë që kafsha e tyre nuk është e rrezikuar nga asgjë, por për qentë është një taktikë shumë e arsyeshme që ata e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre, thotë dr. Gruen.

Ka edhe një arsye tjetër që duket se ka më shumë kuptim, dhe ajo është se qeni juaj pozicionohet në mënyrë të tillë që të mbrohej në përgjithësi. Për ta, gjumi është një gjendje në të cilën ata janë të pambrojtur, ndaj mbrojnë veten në atë mënyrë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat