6 mënyra si të bëhesh kolegu që e duan të gjithë në punë

Life style

6 mënyra si të bëhesh kolegu që e duan të gjithë në punë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Puna në një ambient zyre mund të jetë më e qetë nëse bëni gjëra të vogla që kanë shumë rëndësi. Për t’ju ndihmuar të lundroni në mjediset më të vështira, këtu janë 6 mënyra se si të bëheni kolegët që të gjithë njerëzit duan.

Përshëndetje të përzemërta

Nuk është diçka që duhet marrë lehtë, sepse një buzëqeshje e sinqertë pikërisht kur takoni dikë mund të sjellë gëzim edhe në zemrat më të trishtuara. Gjithmonë duhet t’i përshëndesni bashkëpunëtorët tuaj në mëngjes dhe gjatë nisjes për në shtëpi. Njerëzit ju vënë re kur e bëni këtë dhe do t’ju kujtojnë si parazgjedhje.

Gjeni interesa të përbashkët

Për të zhvilluar një bisedë, qoftë kur merrni kafe nga makineta ose shkoni për një mëngjes të lehtë jashtë ndërtesës së zyrës ose mes atyre pushimeve të shkurtra midis takimeve, duhet të gjeni një interes të përbashkët mes jush dhe kolegut tuaj.

Mos hyni në biseda të temave shumë të diskutueshme

Nëse futeni në diskutime politike ose ndonjë gjë që është e diskutueshme dhe mund të kthehet në debate të ashpra, është mirë ta anashkaloni.

Mbani kontaktin me sy

Sa herë që jeni duke folur për diçka, mbani kontaktin me sy me kolegët tuaj. Kjo tregon se ju jeni të interesuar të flisni me ta dhe jo ta bëni këtë vetëm për inerci. Për shumë njerëz, kjo vjen natyrshëm, por ata me personalitet introvert shpesh përballen me vështirësi, prandaj është e rëndësishme ta praktikoni këtë zakon.

Ndiqni praktikën e numërimit kur jeni të zemëruar

Ka shumë raste kur mund të acaroheni me kolegët tuaj. Megjithatë, më e mira është ta kontrolloni temperamentin dhe të mos bëni reagime të ashpra. Ndërroni ambient, numëroni deri në 10 apo 100 po qe e nevojshme, deria të qetësoheni. Asnjëherë mos ktheni përgjigje kur jeni të zemëruar, merrni pak kohë.

Buzëqeshni më shumë

Në vend që të jeni gjithmonë të mërzitur, pse të mos ngjisni një buzëqeshje të përhershme në fytyrën tuaj? Një buzëqeshje do të bëjë mrekulli jo vetëm për ju, por edhe për personin që ju sheh me një të tillë. “Buzëqeshni, është terapi falas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat