Doni më shumë kohë të lirë? Studimi thotë se nuk na bën mirë për shëndetin!

Life style

Doni më shumë kohë të lirë? Studimi thotë se nuk na bën mirë për shëndetin!

Më: 19 prill 2022 Në ora: 08:20
Ilustrim

Shpesh është thënë se sa më shumë kohë e lirë, e cila përkthehet në më shumë aktivitete jashtë shtëpisë, më tepër kohë për familjen dhe miqtë, na bën të ndihemi më mirë dhe për pasojë të kemi një jetë më cilësore.

Por duket se deri tani e kemi patur gabim.. Të paktën sipas një studimi të fundit, i cili tregon se nivelet e mirëqenies subjektive fillimisht rriten me rritjen e kohës së lirë, por kjo nuk qëndron nëse kemi më shumë kohë të lirë sesa duhet.

“E mesmja e artë është një sasi e moderuar e kohës së lirë, thotë Dr.Marissa Sharif, bashkëautore e studimit të bërë nga Universiteti i Pensilvanisë. “Ne zbuluam se pasja e shumë kohe të tepërt shoqërohej me mirëqenie më të ulët. Kjo, për shkak të mungesës së ndjenjës së produktivitetit dhe qëllimeve”.

Sharif dhe kolegët e saj raportuan se si i analizuan rezultatet nga dy sondazhe në shkallë të gjerë, që përfshinin një total të kombinuar prej më shumë se 35,000 pjesëmarrësish.

Nga studimi doli se ndjenja e mirëqënies rritej kur koha e lirë shtohej me dy orë, por kjo binte sapo kalonte 5 orët.

Bollëku i kohës së lirë, duket se nuk bëka dhe aq mirë, ndaj nuk thotë populli “gjella me kripë, e kripa me karar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat