Ekzistojnë 7 tipare të vajzave që i tërheqin më shumë meshkujt dhe nuk janë aspak ato që mendoni

Life style

Ekzistojnë 7 tipare të vajzave që i tërheqin më shumë meshkujt dhe nuk janë aspak ato që mendoni

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:31
Ilustrim

Ndonjëherë të metat tona na bëjnë më tërheqëse, më të adhurueshme dhe madje më joshëse për meshkujt.

Disa studime psikologjike kanë vërtetuar që: të jesh tërheqës nuk do të thotë gjithmonë të jesh i përsosur.

1. Djersa

Kur ju djersiteni, është disi e sikletshme. Njerëzit mund të krijojnë më shumë se 1 trilion lloje aromash. Dhe ndërsa djersa mund të mos jetë e këndshme, ajo në fakt thotë shumë për ndjenjat tona. Shkencëtarët pohojnë se “aroma e lumturisë” është shumë ngjitëse dhe teksa e nuhasim mund të ndjejmë edhe emocione pozitive.

2. E qeshura 'infektive' 

Psikologët thonë se nëse takojmë dikë që na bën të qeshim, një marrëdhënie romantike me këtë person mund të ketë një rezultat pozitiv. Jeta do jetë e mbushur me të qeshura dhe emocione pozitive pothuajse gjatë gjithë kohës.

3. Syzet

Tani nuk keni pse të mbani syzet vetëm për të lexuar. Hulumtimet kanë treguar se meshkujt i shohin femrat me syze si më tërheqëse dhe seksi.

4. Vijat e lehta nga nxirrja në plazh

Zonat e lehta në trupin tuaj të nxirë të japin idenë e ekspozimit. Ato tërheqin vëmendjen e meshkujve dhe i bëjnë ata të duan të prekin këto pjesë të buta të lëkurës tuaj.

5. Flokë të çrregullt

Flokët e çrregullt, ondet natyrale ose topuz i çrregullt janë ato lloje modelesh flokësh që meshkujt nuk kanë frikë t'i prishin kur përqafojnë femrat. Plus, ato duken më natyrale sesa një model flokësh i ndërlikuar me shumë llak.

6. Pa make-up

Shkencëtarët kanë llogaritur se 40% e njerëzve i konsiderojnë femrat pa grim si më tërheqëse.

7. Barku

Pak yndyrë në bark shton pikë shtesë në atraktivitetin tuaj. Shkencëtarët thonë se gjëja më e rëndësishme është t'i kushtoni vëmendje përmasave të trupit.

Në fakt hulumtimet tregojnë se burrat që shikonin fotot e grave me një lloj trupi si orë rëre ndjenin më shumë impulse në zonat e trurit përgjegjëse për kënaqësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat