Nëse një mashkull bën këto gjëra për ty, dije se të do vërtet!

Life style

Nëse një mashkull bën këto gjëra për ty, dije se të do vërtet!

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Nëse do ta dish se si është dashuria e vërtetë, bën mirë t’i shmangësh filmat. Dashuria e treguar pas ekranit është shumë ndryshe nga realiteti. Ajo nuk është thjesht një përqafim i ngrohtë, një shikim pasionant apo  disa flutura në stomak. Dashuria është joperfekte dhe kjo gjë e bën atë perfekte. Trego vëmendje ndaj gjithçkaje që një mashkull bën për ty. Veprimet e mëposhtme tregojnë se ai realisht ndjen dashuri të vërtet për ty.

I mban përherë premtimet që të bën. Edhe pse kjo do të thotë të sakrifikojë kohën e tij për të të ndihmuar, ka për ta bërë. Ai do të tregojë se ti je një prioritet për të.

I jep rrethit tënd shoqëror, miqve dhe familjarëve të ty, respektin që meritojnë. Nuk i gjykon ata dhe ka për të mbajtur mend shumë detaje lidhur me ta, si psh ditëlindjet e miqve të tu.

Një mashkull që të do vërtet, do të japë kohën që të duhet për të bërë gjërat që dëshiron. Ai nuk tregon xhelozi të sëmurë, nuk të kontrollon dhe nuk të kritikon për zgjedhjet që bën në jetë.

Nëse një mashkull të do vërtet, edhe pse mund ta ketë të vështirë të heqë dorë nga një ndeshje futbolli me miqtë e tij, ai ka për ta bërë këtë gjë dhe do të rrijë pranë teje.

Mënyra më e mirë për ta kuptuar nëse një mashkull të do, është në momente të vështira. Nëse ai i konsideron jo të rëndësishme problemet e tua, apo nxjerr justifikime për të mos qëndruar pranë, dije se nuk ka ndjenja të vërteta për ty.

Për çdo vendim të rëndësishëm që do të marrë, një mashkull që të do, padyshim merr edhe mendimin tënd. Nëse nuk e bën diçka të tillë, nuk ka ndjenja të vërteta për ty.

Sikurse dashuria nuk është perfekte, as njerëzit nuk janë perfektë. Nëse partneri të kupton kur gabon, nuk të kritikon për gjërat që bën gabim, dije se ka ndjenja të sinqerta për ty.

Një person që të do, i kushton rëndësi gjërave që thua apo nevojave të tua. Të surprizon shpesh me detaje të vogla dhe mundohet të të bëjë të ndihesh e lumtur dhe e sigurtë.

Ai e vendos shëndetin tënd mbi gjithçka. Nuk ka rëndësi se sa i zënë mund të jetë, nëse partnerja e tij ndihet keq fizikisht apo mendërisht, ai bën të pamundurën për t’i qëndruar pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat