Pesë gjëra të çuditshme që qentë i adhurojnë dhe ju nuk mund t’i merrni me mend

Life style

Pesë gjëra të çuditshme që qentë i adhurojnë dhe ju nuk mund t’i merrni me mend

Më: 22 prill 2022 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Qeni është një krijesë që zgjon tek ne dashuri të paimagjinueshme

Ne vazhdimisht po zbulojmë diçka të re rreth tyre, qofshin ato gjëra qesharake që u pëlqejnë shumë apo disa fakte interesante shkencore.

Gjithashtu, ne ju zbulojmë disa gjëra që qentë i duan dhe për të cilat as që mund të supozonim menjëherë në mënyrë që të lidheshim me kafshën tonë.

1. Veshjet e pronarit

Qentë e duan veshjen e pronarit të tyre, dhe në veçanti çorapet! Ata pëlqejnë t’i mbajnë nëpër shtëpi dhe t’i studiojnë ato. Për ju ndoshta nuk është panjohur kur qeni përvetëson pantoflat, getat dhe të ngjashme. Këtë e bëjnë sepse atyre u pëlqen aroma juaj!

2. Frutat dhe perimet e freskëta

Është interesante se qentë e duan ushqimin e njerëzve, madje më shumë se vetë njerëzit. Disa fruta dhe perime mund të kenë një efekt të dobishëm në pamjen dhe cilësinë e lëkurës dhe qimeve të qenit, kështu që ju mund të gjeni një mënyrë për t’i futur ato në stomakun e mikut tuaj me katër putra.

3. Akullore

Qentë, verës i duan akulloret, veçanërisht pasi mund t’u ndihmojnë të qëndrojnë të hidratuar. Por kujdes! Ju duhet t’i jepni qenit tuaj akullore pa sheqer, e cila është përshtatur me organizmin e tyre. Akullorja me banane është e preferuara e shumë qenve

4. Vaji i kokosit

Yndyrat që janë pjesë përbërëse e vajit të kokosit mund të nxisin prodhimin e serotoninës dhe të ndikojnë pozitivisht në disponimin e miqve më të mirë të njeriut. Një përfitim tjetër i vajit të kokosit është se agjentët antibakterialë në të janë të shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për higjienën e dhëmbëve të tyre. Ky vaj mund të kontribuojë në një pamje dhe cilësi më të mirë të qimeve të qenit. Por, edhe këtu duhet kujdes – rekomandohet që qenit t’i jepni maksimum një lugë çaji vaj kokosi në ditë.

5. Bora

Qentë pëlqejnë të luajnë në bar, por nëse ai është i mbuluar me borë, do të jetë një kënaqësi shtesë për ta. Pra, duhet ta lini qenin tuaj të luajë në dëborë sa herë që ju jepet mundësia. Ajo për të cilën duhet të kujdeseni sepse është shumë e ftohtë dhe mund të çojë në ngrirje të putrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat