“E dini se cila është femra më e vështirë për ta bërë për vete?”

Life style

“E dini se cila është femra më e vështirë për ta bërë për vete?”

Më: 23 prill 2022 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

“E dini se cila është femra më e vështirë për ta bërë për vete? Femra që ndihet mirë, edhe kur është e vetme. Sepse një femër e tillë e ka kaluar dhimbjen e humbjes, të mungesës, të mangësive. Ajo ka ditur ta transformojë vetminë në fitore. Ka mësuar të ndihet mirë në vetmi. Është një femër e fortë dhe heroinë e vetes së vet. Nuk është një femër për të gjithë, por një femër vetëm për heronjtë. Një mashkull duhet të vlejë më tepër se disfatat dhe fitoret e saj për ta merituar”. – Michele De Paolis

Një femër e fortë dhe e pavarur është padyshim një femër e vështirë për t’u arritur. Ajo ka mësuar të jetojë e vetme, dhe nuk e ka të nevojshme praninë e dikujt pranë për t’u ndjerë e plotësuar. Kjo është arsyeja pse një mashkull duhet të mundohet dyfish për të fituar zemrën e një femre të tillë. Ai duhet padyshim të tregojë se vlen shumë, po aq apo më shumë se mundimet e saj për t’ia dalë mbanë e vetme, për të qenë kandidati ideal që të fitojë zemrën e saj.

A është e mundur diçka e tillë? Sigurisht që po, edhe pse mentaliteti i meshkujve shqiptar është i tillë që preferojnë një femër më të lehtë për ta arritur.

Ata nuk duan të kenë një femër të pavarur, që t’ia dalë mbanë edhe pa praninë e tyre. Harrojnë se çdo gjë që të mundon, është padyshim më me vlerë. Harrojnë se një femër e aftë për t’ia dalë e vetme, është një femër me vlera të larta për t’u pasur pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat