Ju që nuk thoni dot të dua me mesazhe: Çfarë mund të shkruani për t'u dukur pak romantikë

Life style

Ju që nuk thoni dot të dua me mesazhe: Çfarë mund të shkruani për t'u dukur pak romantikë

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:10
Fifi dhe Adisi

Jo të gjithë e kanë të thjeshtë ta thonë 'togfjalëshin magjik', as atëherë kur e ndjejnë. Termi "të dua" është pak sfidues për një pjesë të mirë, ndoshta sepse nuk janë të sigurtë, ose ose thjesht zgjedhin të mos jenë ata të parët që çojnë një mesazh të tillë. Nga ana tjetër, nuk duan ta humbasin fare romanticitetin, kështu që duhet opsione të tjera që nënkuptojnë po të njëjtën gjë: DASHURI!

Ç'mund të shkruani për t'i ndryshuar partnerit ditën vetëm me një mesazh?

1. Mesazhi i parë në mëngjes.

"Sa të vështirë e kisha të zgjohesha sot në mëngjes! Sa do doja të kaloja 10 orë në krahët e tua tani." 

2. Mesazhi pa asnjë arsye

"Tani po qeshja sa m'u kujtove ti. 

3. Mesazhi që duhet t'i çosh pasi një takimi.

"Sa herë dalim bashkë jam kaq i lumtur. Ti i sjell shumë gëzim jetës time."

4. Kur e sheh nga larg që po vjen drejt teje

"Dukesh kaq e bukur. Çfarë kam bërë për të të merituar?"

5. Kur do t'i bësh qejfin në gatim

"Mendoj që je njeriu më i mirë, më romantik dhe më i veçantë që kam njohur. Plus që di të bësh pasta fantastike!"

6. Mesazhi për planin e fundjavës

"Gati për në fundjavë? Dua të përkëdhelemi për 48 orë pa pushim!"

7. Mesazh reflektimi romantik

"Po mendoja për bisedën që bëmë dje. Më pëlqen kaq shumë që je e hapur dhe më kupton."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat