Pas divorcit çdo i dhjeti i nxit miqtë kundër ish-partnerit

Life style

Pas divorcit çdo i dhjeti i nxit miqtë kundër ish-partnerit

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Thyerja dashurore shpesh përfshihet nga ndjenjat negative, ndërkaq jeta me ish-bashkëshortin më së shpeshti përkeqësohet me grindje rreth financave, rreth fëmijëve dhe për shkak se u kushtohet më shumë miqve.

Se divorci shpesh lë shije të hidhur, ndërsa te ish-bashkëshortët nxit dëshirën për hakmarrje tregon studimi i ri i Kompanisë britanike të avokatëve Slater and Gordon.

Sipas saj, shumica e bashkëshortëve të divorcuar jo gjatë pas divorcit nuk mendojnë në mënyrë racionale dhe marrin vendime në kundërshtim me interesat e fëmijëve të përbashkët, ndërkaq 70 për qind e tyre nuk mund t’i ndajnë emocionet e tyre rreth zgjidhjes së gjërave praktike të cilat kanë të bëjnë me kujdestarinë dhe financimin.

Rreth 66 për qind e çifteve pranojnë që, duke u përpjekur të lëndojnë ish-partnerin, pikërisht dëmtojnë më së shumti fëmijët e tyre, shkruan Daily Mail.

Çdo i dhjetë çift i divorcuar qëllimisht do të përgojojë ish-partnerin te miqtë e përbashkët në mënyrë që t’i bëjë të ndryshojnë mendimin dhe t’i nxisë kundër tij.

Taktikat më të ndyra pas divorcit:

▪ Sabotimi i marrëveshjes rreth kujdestarisë,
▪ Sabotimi i marrëveshjes rreth ndarjes së financave,
▪ Paraqitja e vetes si viktimë para miqve të përbashkët,
▪ U flet fëmijëve në mënyrën negative për ish-partnerin,
▪ Provokimi i xhelozisë te ish-partneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat