Këto janë shenjat që tregojnë se engjëlli ynë mbrojtës po kujdeset për ne

Life style

Këto janë shenjat që tregojnë se engjëlli ynë mbrojtës po kujdeset për ne

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Engjëjt janë entitete jofizike që vibrojnë në një frekuencë ndryshe nga e jona. Këta rojtarë shpirtërorëmundohen gjithmonë t’i udhëheqin mendimet dhe veprimet tona drejt atyre me përfitim për ne. Është njëmister se si këta engjëj mbrojtës arrijnë të na mbrojnë pa u paraqitur asnjëherë fizikisht. Ne mund ta kuptojmë praninë e tyre vetëm përmes ndjesive. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga elementet qëmund t’ju bëjnë të kuptoni, praninë e engjëllit tuaj mbrojtës. 

1. Ndryshimet e temperaturës.

Ambienti i dhomës mund të bëhet më i nxehtë ose më i ftohtë në mënyrë të papritur. Prania e engjëjve mund t’irrallojë ose përshpejtojë molekulat në ajër, gjë që rezulton në ndryshime të temperaturës. Shikoje më me vëmendje çfarë je duke bërë apo duke menduar dhe mundohu të kuptosh çfarë është duke tëkomunikuar engjëlli yt mbrojtës. 

2. Aroma të pashpjegueshme.

Ke qenë ndonjëherë në ndonjë shtëpi, apo në ndonjë vend, ku ke ndjerë aromë të mirë rreth e rrotull, por pa shkak? Nëse ndjen rreth vetes tënde aroma të mira, por pa një shkak, atëherë ndoshta është engjëlli yt që po tëjep një përqafim në distancë. Çfarë të bëri të mendoje? 

3. Drita me ngjyra të ndryshme.

Të shohësh drita me ngjyra të ndryshme rreth vetes, është një shenjë e pranisë së engjëjve. Mundet edhe ta ndjesh praninë e tyre, por mos u tremb. Engjëjt mbrojtës kurrsesi nuk duan të të bëjnë keq. 

4. Komunikim përmes ëndrrave.

Mundet që mos t’i mbash mend ëndrrat që sheh, por do të ndihesh shumë më i lehtësuar dhe më i sigurtëse çfarë rruge të marrësh në jetë. 

5. Ndjenja sikur dikush po të përndjek.

Kjo ndjesi shoqërohet edhe me ndjesinë e besimit dhe dashurisë, pra nuk është një formë përndjekjeje e keqe. Nëse je vetëm në dhomë, por ndjen se në të ndodhet edhe dikush tjetër, mundet t’i besosh intuitës tënde. Engjëjt mund të jenë aty dhe të jenë duke u munduar të të mbrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat