Një përbërës kuzhine që ju ndihmon për të eliminuar celulitin

Life style

Një përbërës kuzhine që ju ndihmon për të eliminuar celulitin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 21:36
Ilustrim

Asparagët janë bimë barishtore të pasura me klorofil. Shumë të shijshme në kuzhinë, mund të përfshihen në shumë menu të rafinuara.

Ingredienti i bukurisë. Asparagët janë të pasur me fibra vegjetalë, acid folik dhe vitamina, mbi të gjitha vitaminat A, C, E dhe disa vitamina të grupit B. Përmbajnë, përpos të tjerave, kripëra minerale, mes tyre fosfor, kalcium dhe krom, e lidhur me insulinën.

Përfitimet. Këto perime përmbajnë sasi të mëdha kaliumi, që ndihmojnë zemrën dhe muskujt. ato njihen edhe për efektin e tyre diuretik dhe përfitimet që i sjellin sistemit nervor  e gjithashtu njihen për natyrën e tyre hiperkalorike. Duket se ndihmojnë edhe në eliminimin e celulitit...

Receta: Tre pako miell misri me lule kungulli, asparagë e brokoli. Vendosni të ziejnë 600 ml ujë me kripë dhe shtoni 320 gramë miell misri; kur përzierja t’ju duket homogjene lëreni të ftohet. Priteni në trekëndësha me përmasa 7 cm x 4 cm. Zieni 4 patate, shtypini dhe shtojini 100 gramë qumësht e një lugë gjalp; hidhini kripë e piper e shtojini gjithashtu 40 gramë tartuf të zi. Zjeni 100 gramë brokoli, hidhini në mixer derisa të prëftohet pure, hidhini kripë e piper dhe vaj ulliri extra vergine.

Hdhni në tigan për 5 minuta 100 gramë të  tjerë brokoli me pak spec djegës dhe 100 gramë kërpudha; procedoni në të njëjtën mënyrë me 8 bishta asparagë dhe 8 lule kungulli për 3 minuta. Shpërnda në trekëndëshat e miellit të misrit asparagë dhe lule kungulli, krem brokoli, e 100 gramë parmigiano reggiano të vjetër dhe kërpudhat.

Shërbeni purenë e patateve me tartuf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat