Karakteristikat që i dallojnë njerëzit intuitivë

Life style

Karakteristikat që i dallojnë njerëzit intuitivë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 08:00
Foto ilustriml

Intuita është e vështirë të përkufizohet, Steve Jobs ka deklaruar vazhdimisht se intuita është një aftësi më e fuqishme se intelekti, në fakt, edhe nëse e shfrytëzojmë fjalorin Treccani, rezulton se intuita është: njohuri e drejtpërdrejtë dhe e vërteta e menjëhershme, e cila shfaqet tek mendja pa nevojën për t’iu drejtuar arsyetimit. Intuita konsiderohet si një formë e privilegjuar e dijes që lejon, duke kapërcyer skemat e intelektit, një kuptim më të vërtetë dhe më të thellë.

Intuita ka të bëjë shumë me psikikën

Ata me intuitë mund të përfitojnë nga një arsyetim i pavetëdijshëm që i shtyn të bëjnë, të thonë diçka ose të kuptojnë kur, si dhe pse ndodhin ngjarje të caktuara. Natyra e intuitës u shpëton edhe mendjeve më të mëdha, megjithatë ajo ka qenë një burim frymëzimi në shkencë, mjekësi, psikologji apo filozofi…!

Ndoshta ju nuk jeni ndalur kurrë për të menduar për të, por komuniteti shkencor e ka bërë këtë. Intuita është diçka e studiuar. Hulumtimet sugjerojnë se intuita është një lloj arsyetimi i pavetëdijshëm për të cilin qenia njerëzore është pak ose aspak e vetëdijshme dhe mund të na tregojë se si ai person i veçantë ndërvepron me mjedisin e jashtëm dhe të brendshëm. Për më tepër, intuita duket se udhëheq shumicën e vendimeve tona duke shfrytëzuar, ndër të tjera, kanalet emocionale (emocionet).

10 karakteristika që i dallojnë njerëzit intuitivë

Intuita është një mjet i fuqishëm që na shoqëron në zbulimet e vogla dhe të mëdha të jetës së përditshme. Pa hetuar më tej rreth kuptimit dhe rëndësisë që kishin intuitat për komunitetin shkencor, në këtë artikull jepen 10 gjërat që njerëzit me intuitë bëjnë ndryshe nga turma.

Ata dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm

Ata kalojnë kohë vetëm

Ata janë krijues

Ata parashikojnë të ardhmen

Ata kanë ndjeshmëri konstruktive

Ata heqin dorë nga emocionet “negative”.

Ata janë proaktiv

Ata nuk ndjekin modele të ngurtë

Ata nuk fajësojnë të tjerët

Ata nuk janë gjithmonë në gjendje të shpjegojnë “pse”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat