Pse qentë i ndjekin pronarët e tyre kur shkojnë në tualet? A mund të shkoni në tualet pa qenin tuaj?

Life style

Pse qentë i ndjekin pronarët e tyre kur shkojnë në tualet? A mund të shkoni në tualet pa qenin tuaj?

Më: 29 prill 2022 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Nëse qeni juaj ju ndjek kudo, veçanërisht në banjë, ka një arsye për këtë

Ka shumë mundësi që ai të ndjekë instinktin e tij shtazor dhe të sillet në përputhje me mentalitetin e tufës.

Është e mundur që qeni të ndjekë për të mbrojtur pjesëtarin e tufës së tij dhe, përveç kësaj, ata mund të ndihen të pambrojtur kur nuk ju kanë në shikim.

Gjithashtu, nëse qeni juaj, çdoherë kur është me ju, përkëdhelet dhe merr shpërblim, është normale që gjithkah ju ndjek dhe e pret të njëjtën gjë.

Sigurisht, është gjithashtu e mundur që të jetë thjesht një çështje kurioziteti.

Përveç kësaj, cilado qoftë arsyeja, banja është një pjesë e shtëpisë së qenit tuaj dhe është e natyrshme që ai dëshiron të dijë se ku jeni dhe të ruajë territorin e tij.

Qentë nuk e dinë se çfarë është privatësia, por ata kujdesen për sigurinë tuaj, shkruan Family handyman

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat