Mesazhi i këtij burri për bashkëshorten e tij do t’ju lërë pa fjalë

Life style

Mesazhi i këtij burri për bashkëshorten e tij do t’ju lërë pa fjalë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

“Ndërkohë që pastroj shtëpinë, bashkëshortja ime fle si një princeshë. Dhe ju mund të pyesni: “Po çfarë femre ke zgjedhur kështu?”. E vërteta është se çdo ditë, njësoj si unë, ajo zgjohet herët për të shkuar në punë, i fiton vetë të ardhurat e saj, i ble vetë gjërat që i duhen pa kërkuar gjë prej meje. Më ndihmon me pazaret për shtëpinë dhe kur ndonjëherë mbetem pa lekë, më nxjerr ajo jashtë për të ngrënë.

Për këtë arsye, herë pas here unë mundohem ta ndihmoj me punët e shtëpisë, sepse njësoj si unë, edhe ajo punon shumë dhe lodhet pamasë. Ndonjëherë nuk e kuptoj as pse rri me mua duke qenë një femër kaq e pavarur, kaq e bukur dhe njëkohësisht kaq punëtore. Përfundimi i vetëm ku arrij, është se “ajo më do shumë”.

Ajo më ka shpëtuar shumë herë, kur isha gati të prekja fundin. Ajo e ka përmirësuar jetën time. Unë nuk gjej më kënaqësi të shkoj në party e të dehem për të ndjerë emocione të forta, përkundrazi. Mua më jep kënaqësi të punuarit fort për të pasur një jetë sa më të mirë me të.

Përpara se ta njihja gruan time, unë nuk kisha një të ardhme dhe nuk besoja tek vetja. Ajo ka qenë revolucioni që më është dashur në jetë dhe nuk mundet të mos e falenderoj, pasi më ka shpëtuar në çdo mënyrë që mund të shpëtohet një mashkull”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat